TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

​Thaçi i kërkon investime Toyotës në Kosovë

September 11, 2019

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në ditën e dytë të vizitës shtetërore në Japoni ka takuar përfaqësues të lartë të kompanisë më të madhe automobilistike në botë “Toyota”.

Në takimin me zëvendëspresidentin ekzekutiv të Korporatës Toyota, Mitsuru Kawai dhe menaxhmentin e fabrikës së prodhimit në Toyota City, presidenti Thaçi,  ka kërkuar nga ta që të shqyrtojnë mundësinë e zgjerimit të tregut në Kosovë dhe përmes saj në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Evropës. “Ishte një mundësi e jashtëzakonshëm për të biseduar me zëvendësshefin ekzekutiv të Toyota-s si mundësi për ta sjellë në Kosovë si bazë edhe për tërë rajonin dhe Ballkanit Perëndimor, sepse Kosova është një vendi i sigurt për investime. Ka treg me BE-në, ka ligjin për investime strategjike, ka fuqinë punëtore dhe jashtëzakonisht të shkathët. Gjithashtu, në Kosovë përdoren me shumicë Toyota dhe unë kam besim të plotë se pas kësaj vizite do të kemi edhe takime tjera edhe në nivel tjetër të diskutimeve profesionale në mënyrë edhe më të detajuar të diskutohen mundësitë e sjelljes së Toyota-s në Kosovë”, ka thënë ai. Sipas tij, në këtë takim është mirëpritur ideja për krijimin e një qendre të bizneseve japoneze në Kosovë. Nga ana tjetër, zëvendëspresidenti ekzekutiv i Korporatës Toyota, Mitsuru Kawai ka mirëpritur idenë për të shikuar mundësinë e bashkëpunimit me Kosovën

Evente nga Diaspora

Toplista TVR

Kadiri James - Ylli i ri shqiptar ne Canada

Profile nga Diaspora

#
Dr. Luljeta Shaqiri, psikologia e respektuar1
Ajo ishte vetëm 14 vjeçare, pa asnjë njohuri të gjuhës gjermane, kur u regjistrua në klasën e dytë të shkollës së mesme, një vit më vonë pati fatin të jetë praktikante në asistencë stomatologjike dhe përfundimisht, diplomoi: doktore e psikologjisë në Universitetin e Cyrihut. Një histori e paparë e suksesit. Historitë e suksesit shpesh shihen
Më Shumë