Arbër Elshani : Një yll i boksit në Slloveni
January 15, 2024Arbër Elshani një emër i spikatur në skenën ndërkombëtare të boksit.
Ai është 23 vjeçar, i lindur në fshatin Leshan të Suharekës, dhe jeton në Slloveni prej moshës 10 vjeçare.
Me boks filloj të merret nga mosha 16 vjeçare dhe tani është një boksier profesionist. Ka fituar të dyja ndeshjet e tij profesionale duke treguar forcë, shpejtësi dhe teknikë të lartë.
Ndeshja e fundit e tij ishte kundër një boksieri serb, të cilin e mundi me TKO në raundin e parë. Kjo ishte një fitore e madhe për Arbërin, i cili i bëri krenarë të gjithë shqiptarët me performancën e tij.
Arbëri është një shembull i suksesit dhe i përkushtimit për sportin dhe vendin e tij. Ai ka një ëndërr të madhe: të bëhet kampion bote në boks gjë për të cilën ai po punon fort për të arritur këtë objektiv, dhe nuk ka frikë të sfidojë kundërshtarët më të fortë.
I talentuar, i guximshëm dhe i respektuar ai është një yll në ngritje në boks, dhe një krenari për Kosovën
Toplista TVR
Donatoret