TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

Aurela s’ja lë mangët: “Tregoja plakës tënde…”

August 28, 2018

Aurela Gaçe është një prej këngëtareve shqiptare më energjike. Performancat e saj në skenë i lënë të gjithë pa fjalë dhe madje jo të paktë janë ata që pyesin se ku e gjen gjithë këtë fuqi. Prej kohësh Aurela na ka treguar nëpërmjet postimeve të saj në rrjetet sociale se burim i frymëzimit të saj përsa iu përket performancave në skenë është ylli botëror Pink. Madje edhe ditën e djeshme ajo ka publikuar një foto të këngëtares së njohur amerikane duke performuar në skenë me litarë. Mirëpo një ndër ndjekësit i ka lënë një koment që e ka irrituar Aurelën. ”Pleqëria si fëmija, të pëlqejnë stilet e reja”, i shkruan komentuesi. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Aurelës, e cila i la të gjithë pa fjalë me përgjigjen e saj. “Edhe ky stil më ka pëlqyer (pleqërinë tregoja plakës tënde). Na fal për përgjigjen, por meqë kështu kemi ardhur që në rini, edhe në pleqëri kemi ngel njësoj”, i është përgjigjur komentuesit Aurela.  

Evente nga Diaspora

Toplista TVR

Kadiri James - Ylli i ri shqiptar ne Canada

Profile nga Diaspora

#
Dr. Luljeta Shaqiri, psikologia e respektuar1
Ajo ishte vetëm 14 vjeçare, pa asnjë njohuri të gjuhës gjermane, kur u regjistrua në klasën e dytë të shkollës së mesme, një vit më vonë pati fatin të jetë praktikante në asistencë stomatologjike dhe përfundimisht, diplomoi: doktore e psikologjisë në Universitetin e Cyrihut. Një histori e paparë e suksesit. Historitë e suksesit shpesh shihen
Më Shumë

Donatoret