TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

Bashkimi Evropian angazhohet për t’i konkurruar investimet kineze në Ballkan

September 10, 2019

Bashkimi Evropian planifikon të intensifikojë dialogun me vendet e Ballkanit Perëndimor, në mënyrë që të shpjegojë përfitimet që mund të kenë këto vende përmes financimit të projekteve të infrastrukturës.

Bashkimi Evropian planifikon të u kërkojë autoriteteve të këtyre vendeve t’i kushtojnë vëmendje të veçantë përkushtimit të partnerëve që e ndihmojnë rajonin të përmbushë standardet e BE-së. “Kjo është në kontrast me financimin kinez, i cili vjen pothuajse ekskluzivisht në formën e kredive me mbështetje të konsiderueshme financiare. Prandaj, qeveritë duhet të jenë të kujdesshme që këto investime të mos e vendosin ekonominë e tyre në nivele të larta borxhi, gjë që mund të rezultojë në kontrollin e transferimeve të dhe burimeve strategjike në të ardhmen”, paralajmëroi zëdhënësja Kocijançiq. Ajo ritheksoi se rajoni i Ballkanit Perëndimor ka një perspektivë të qartë evropiane dhe se një pjesë e këtij procesi përfshin gjithashtu edhe nevojën e modernizimit të infrastrukturës në këto vende. Zyrtarët e Bashkimit Evropian disa herë kanë thënë se investimet në rajon duhet të jenë transparente dhe në përputhje me standardet më të larta të prokurimit publik. Prokurimi publik, qëndrueshmëria fiskale dhe investimet gjithashtu janë si detyrime që burojnë nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, të cilën vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë nënshkruar me Bashkimin Evropian, prandaj Brukseli pret që këto detyrime të përmbushen nga ana e këtyre vendeve.

Evente nga Diaspora

Toplista TVR

Kadiri James - Ylli i ri shqiptar ne Canada

Profile nga Diaspora

#
Dr. Luljeta Shaqiri, psikologia e respektuar1
Ajo ishte vetëm 14 vjeçare, pa asnjë njohuri të gjuhës gjermane, kur u regjistrua në klasën e dytë të shkollës së mesme, një vit më vonë pati fatin të jetë praktikante në asistencë stomatologjike dhe përfundimisht, diplomoi: doktore e psikologjisë në Universitetin e Cyrihut. Një histori e paparë e suksesit. Historitë e suksesit shpesh shihen
Më Shumë

Donatoret