TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

Bebe Rexha argëtohet me muzikë shqip gjatë fundjavave me familjarët e saj

September 17, 2018

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, nuk i harron asnjëherë rrënjët e saj. Ajo flet mjaft mirë shqip, ndërsa me sa ka treguar përmes rrjeteve sociale, ajo dhe familja e saj janë edhe fansa të muzikës shqipe. Këtë gjë e ka treguar edhe së fundmi, duke publikuar në InstaStory një video të vëllait të saj, Florentit, dhe kushëririt të saj, ku shfaqen duke kërcyer nën tingujt e këngës shqipe në pishinë. Nga brohorimat e këngëtares në video, vërehet se ajo e ndjen shumë adrenalinën kur në sfond është muzika shqiptare. Nga brohorimat e këngëtares në video, vërehet se ajo e ndjen shumë adrenalinën kur në sfond është muzika shqiptare. Bebe Rexha mbajti koncert në Tiranë në tetor të vitit 2016, ndërsa hera e fundit kur ishte në Shqipëri, ishte vera e vitit 2017, ku së bashku me familjen erdhi për pushime. Është përfolur se këngëtarja me famë botërore mund të mbajë një koncert edhe në Kosovë, në muajin tetor të këtij viti, por deri më tani ende asgjë s’është konfirmuar. Sido që të jetë, vet Bebe Rexha në shumë prej intervistave ka potencuar se ndjehet krenare me prejardhjen e saj, ndërsa shumica prej ndjekësve të saj në rrjetet sociale janë shqiptarë.

Evente nga Diaspora

Toplista TVR

Kadiri James - Ylli i ri shqiptar ne Canada

Profile nga Diaspora

#
Dr. Luljeta Shaqiri, psikologia e respektuar1
Ajo ishte vetëm 14 vjeçare, pa asnjë njohuri të gjuhës gjermane, kur u regjistrua në klasën e dytë të shkollës së mesme, një vit më vonë pati fatin të jetë praktikante në asistencë stomatologjike dhe përfundimisht, diplomoi: doktore e psikologjisë në Universitetin e Cyrihut. Një histori e paparë e suksesit. Historitë e suksesit shpesh shihen
Më Shumë

Donatoret