TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

Blakaj i thotë veteranit të UÇK-së: Ruaj provat se qëllimisht i kanë shtu numrat.

September 17, 2018

Ish-prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Elez Blakaj, i cili ka përpiluar aktakuzën për veteranët mashtrues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), i ka thënë veteranit të UÇK-së, Arben Boletinit, që t’i ruajë provat “pasi qëllimisht i kanë shtuar numrat”. Veterani i UÇK-së Arben Boletini, i pretendon se është pjesë e familjes së kryengritësit shqiptar Isa Boletini, i shkroi Blakajt të dielën në rrjetin social Facebook pasi e pa veten në listat e veteranëve të dyshuar si mashtrues. “A je mirë? Qysh është e mundur me hjek nga lista e veteranëve të UÇK-së kur unë jam kanë pjesë e tri luftërave çlirimtare në Preshevë, Maqedoni dhe Kosovë. Turp, zoti i denoftë”, i tha Boletini – Blakajt, në një shkëmbim mesazhesh përmes Facebook-ut, të cilat i ka siguruar Insajderi.

E Blakaj i thotë Boletinit që t’i ruajë provat pasi, sipas tij, disa njerëz të tjerë i kanë shtuar qëllimisht numrat e “veteranëve mashtrues”. “Ruaj provat, se qëllimisht i kanë shtu numrat…”, i ka thënë Blakaj – Boletinit. “Afër 200 persona i kanë shtu. E për emra që i kanë publiku marre ju koftë atyre, se nuk bahet kështu drejtësia”.

Evente nga Diaspora

Toplista TVR

Kadiri James - Ylli i ri shqiptar ne Canada

Profile nga Diaspora

#
Dr. Luljeta Shaqiri, psikologia e respektuar1
Ajo ishte vetëm 14 vjeçare, pa asnjë njohuri të gjuhës gjermane, kur u regjistrua në klasën e dytë të shkollës së mesme, një vit më vonë pati fatin të jetë praktikante në asistencë stomatologjike dhe përfundimisht, diplomoi: doktore e psikologjisë në Universitetin e Cyrihut. Një histori e paparë e suksesit. Historitë e suksesit shpesh shihen
Më Shumë

Donatoret