TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

Brazil, ambulanca ngec në fushë gjatë ndeshjes, e shtyjnë futbollistët

September 17, 2018

Lojtarët e Flamengos dhe Vasco da Gama-s janë detyruar të shtyjnë autoambulancën, e cila u fut në fushë për t’i ardhur në ndihmë një lojtari të dëmtuar.Bëhet fjalë për Bruno Silvan, i cili kërkoi ndihmën e personelit mjekësor pas një dëmtimi që pësoi në pjesën e dytë. Por u desh ndihma e futbollistëve për të nxjerrë mjetin nga fusha. “Kjo është hera e parë që më ndodh diçka e tillë. Ishte skenë mjerane. Mendova se shoferi po tallej por me të vërtetë që ambulanca nuk po ndizej”, tha Rever, mbrojtës i Flamengos. Sa i përket ndeshjes, ajo përfundoi me rezultatin 1-1. Vasco është katër vende larg nga fundi i renditjes, ndërsa Flamengo katër vende larg kreut, plot katër pikë më pak se vendi i parë i Internacional-it.

Evente nga Diaspora

Toplista TVR

Kadiri James - Ylli i ri shqiptar ne Canada

Profile nga Diaspora

#
Dr. Luljeta Shaqiri, psikologia e respektuar1
Ajo ishte vetëm 14 vjeçare, pa asnjë njohuri të gjuhës gjermane, kur u regjistrua në klasën e dytë të shkollës së mesme, një vit më vonë pati fatin të jetë praktikante në asistencë stomatologjike dhe përfundimisht, diplomoi: doktore e psikologjisë në Universitetin e Cyrihut. Një histori e paparë e suksesit. Historitë e suksesit shpesh shihen
Më Shumë

Donatoret