TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

CNN: Kosova e vogël, por e pamposhtur takohet me Anglinë

September 10, 2019

“Dardanët” do ta kenë sfidën më të vështirë në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian të vitit 2020. Kosova do të jetë mysafire e kombëtares së Anglisë, me fillim në ora 20:45 në stadiumin e Southamptonit. Sukseset e përfaqësueses sonë kanë bërë jehonë të madhe edhe në mediat ndërkombëtare, të cilat i kanë kushtuar raport special. Në edicionin sportiv të rrjetit kabllor amerikan, CNN, është raportuar gjerësisht për të besuarit e trajnerit, Bernard Challendes, të cilët nuk kanë pësuar humbje në 15 ndeshjet e fundit duke u shndërruar në sensacion botëror Tashmë është raportua se Kosova do të hyjë në ndeshje me dy ndryshime në formacion gjersa anglezët me tri sosh. Ndryshe, Anglia është lider i grupit A me nëntë pikë, përkatësisht ka një më tepër se Kosova e vendit të dytë

Evente nga Diaspora

Toplista TVR

Kadiri James - Ylli i ri shqiptar ne Canada

Profile nga Diaspora

#
Dr. Luljeta Shaqiri, psikologia e respektuar1
Ajo ishte vetëm 14 vjeçare, pa asnjë njohuri të gjuhës gjermane, kur u regjistrua në klasën e dytë të shkollës së mesme, një vit më vonë pati fatin të jetë praktikante në asistencë stomatologjike dhe përfundimisht, diplomoi: doktore e psikologjisë në Universitetin e Cyrihut. Një histori e paparë e suksesit. Historitë e suksesit shpesh shihen
Më Shumë