TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

Denoncimi, FOTO/ Fëmijët e Kukësit mbeten pa shkollë, prindërit në alarm

September 17, 2018

Fëmijët në fshatrat e Kukësit po mbeten pa shkollë. Një banor i zonës i ka shkruar ish-kryeministrit për këtë shqetësim të madh me të cilin po përballen fëmijët e komunës Kolsh. Denoncuesi shkruan se autoritetet arsimore në Kukës nuk u kanë dhënë shpjegime duke u shprehur në mënyrë arrogante se “nuk kemi kohë të merremi me ju”, ndërkohë që shkolla e fshatit të tyre është mbyllur. Ish-Kryeministri e cilëson me ironi këtë situatë si një përshëndetje nga fëmijët kuksiane për kryeministrin Rama. Ja postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha     Nje pershendetje nga femijet e Kukesit, diten e pare te shkolles per Kallam Deshtakun! Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e prindit dixhital. sb “Z. Berisha sot ne diten e par te shkolles ne fshatin myc mamez komuna kolsh te kuksit femit ikemi ne shpi shkollen qe patem e mbyllen dhe na than do shkoni ne qytet ne shkolle. sot ishim te shkolla na than nuk keni emra ketu dilni jashte. i morem fmit i qum ne shpi drejtori i arsimit te kuksit Skiner Ameti nuk jep shpjegim fare nuk kam kohe te merrem me ju na fhot ju lutem na puplikoni ket ankes se fmit pa arsim i kemi”.

 

Evente nga Diaspora

Toplista TVR

Kadiri James - Ylli i ri shqiptar ne Canada

Profile nga Diaspora

#
Dr. Luljeta Shaqiri, psikologia e respektuar1
Ajo ishte vetëm 14 vjeçare, pa asnjë njohuri të gjuhës gjermane, kur u regjistrua në klasën e dytë të shkollës së mesme, një vit më vonë pati fatin të jetë praktikante në asistencë stomatologjike dhe përfundimisht, diplomoi: doktore e psikologjisë në Universitetin e Cyrihut. Një histori e paparë e suksesit. Historitë e suksesit shpesh shihen
Më Shumë

Donatoret