TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

Deputetë, kryetarë e ish-kryetarë komunash pjesëmarrës në protestën për shkarkimin e Lumezit

August 22, 2018

Qytetarë të shumtë u bashkuan sot në protestën e organizuar nga Shoqëria Civile me kërkesën e shkarkimit të Kryeprokurorit të Kosovës, Aleksandër Lumezi si dhe fillimin e procesit të vetingut për gjyqësorin e vendit. Kjo protestë nisi në ora 18:00 te Sheshi ‘Zahir Pajaziti’ duke vazhduar kështu tek Prokuroria dhe Zyra e Kryeministrit.  

  Por ndër të shumtët pjesëmarrës në këtë protestë ishin edhe deputetë, kryetarë e ish-kryetarë komunash, raporton Indeksonline. Deputetja Mimoza Kusari Lila njëherësh ish kryetare e komunës së Gjakovës, deputeti Dardan Molliqaj si dhe Ilir Deda. Ish-kryetari i Gjilanit, Qemajl Mustafa si dhe kryetari i tanishëm i Kamenicës, Qëndron Kastrati. Të gjithë bashkë janë mbledhur për pakënaqësitë në sistemin e drejtësisë të cilat janë bërë më të zëshme përgjatë këtyre ditëve, pas dorëheqjes së Prokurorit Special të Kosovës, Elez Blakaj. Blakaj pas dorëheqjes së tij heshti disa ditë përderisa më vonë tregoj qartë se ishte kërcënuar nga emra të shumtë në vend përderisa po hetonte listat e fryra të veteranëve të Kosovës. Në protestë pati edhe pankarta të shumta në të cilat shkruhej: Lumez ec, Veting për gjyqësorin, jo presion për prokurorë, From hero to zero-Veteran Dealer, Të pabrekë ju gjeti dreka, milionerë ju zuri nata. /Indeksonline/

Evente nga Diaspora

Toplista TVR

Kadiri James - Ylli i ri shqiptar ne Canada

Profile nga Diaspora

#
Dr. Luljeta Shaqiri, psikologia e respektuar1
Ajo ishte vetëm 14 vjeçare, pa asnjë njohuri të gjuhës gjermane, kur u regjistrua në klasën e dytë të shkollës së mesme, një vit më vonë pati fatin të jetë praktikante në asistencë stomatologjike dhe përfundimisht, diplomoi: doktore e psikologjisë në Universitetin e Cyrihut. Një histori e paparë e suksesit. Historitë e suksesit shpesh shihen
Më Shumë

Donatoret