TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

E papritshme, presidenti i Çekisë flet për tërheqjen e njohjes së Kosovës

September 10, 2019

Kosova shënoi fitore ndaj Çekisë duke rritur gjasat për kualifikim në Euro 2020, kurse për Çekinë, vendin që dikur ka qenë fitues e finalist i garave evropiane dhe botërore, kjo humbje ka qenë shumë përjetim i rëndë. Mirëpo, duket se zhvillimet nuk do të ndalen në fushën e futbollit, por mund të kalojnë në rrafshin politik. Në fakt, Presidenti i Çekisë Milos Zeman, pritet të vizitojë Serbinë ditëve të ardhshme, kurse para vizitës, në një intervistë për një portal pro rus, ka thënë se “Çekia mund të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës”. “Pajtohem me deklaratën e ministrit të mbrojtjes Metnar se njohja e Kosovës ka qenë gabim diplomatik. Nëse edhe shtetet tjera vazhdojnë të tërheqin njohjet, Republika Çeke mund të jetë një nga ato shtete”, ka thënë Zeman për Parlamentarnji Listi, që u bë publike edhe në mediat serbe. Duke folur për vizitën e në Serbi, ai pranoi se tema e Kosovës do të ishte me siguri pjesë e bisedimeve me Presidentin serb, Aleksandar Vucic. “Çekia mbështet pranimin gradual të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, me përjashtim të Kosovës”, vazhdon deklarimi i Zemanit.

Evente nga Diaspora

Toplista TVR

Kadiri James - Ylli i ri shqiptar ne Canada

Profile nga Diaspora

#
Dr. Luljeta Shaqiri, psikologia e respektuar1
Ajo ishte vetëm 14 vjeçare, pa asnjë njohuri të gjuhës gjermane, kur u regjistrua në klasën e dytë të shkollës së mesme, një vit më vonë pati fatin të jetë praktikante në asistencë stomatologjike dhe përfundimisht, diplomoi: doktore e psikologjisë në Universitetin e Cyrihut. Një histori e paparë e suksesit. Historitë e suksesit shpesh shihen
Më Shumë