TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

EKSKLUZIVE: KOSNETT PËRPLAS DERËN DHE IK NERVOZ NGA TAKIMI ME LIDERËT

January 31, 2019

Ambasadori Kosnett përplas derën dhe braktis i nervozuar takimin me liderët. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, ka lëshuar takimin me liderët institucionalë, i cili është mbajtur mëngjesin e sotëm, i nervozuar nga refuzimi i Kryeministrit Ramush Haradinaj për pezullimin e taksës dhe rifillimin e Dialogut. Burime të RTK-së thonë se Ambasadori Kosnett është ngritur demonstrativisht dhe ka përplasur derën, teksa është larguar nga takimi që kishte për qëllim diskutimin për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Kjo është edhe arsyeja pse liderët kosovarë sot mbeten më gjatë në takim, e nuk dolën përnjëherë me Ambasadorin e SHBA-së. Në këtë takim me Presidentin Hashim Thaçi, Kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj, siç mësohet, Ambasadori Kosnett ka bërë të qartë se ekzistojnë vetëm dy rrugë. E para, pezullimi i taksës, që nënkupton qëndrimin e SHBA-së përkrah Kosovës deri në fund. E dyta, vendosja e menjëhershme e sanksioneve të SHBA-së për Kosovën, që nënkupton dëmtimin serioz të raporteve mes dy vendeve. Qeveria e Kosovës, më 21 nëntor, ka vendosur taksë 100 % për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Që nga ajo ditë, Kosova është duke u përballuar me presionin e SHBA-së dhe BE-së për pezullimin e taksës dhe shfrytëzimin e mundësisë për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes këtyre dy vendeve

Evente nga Diaspora

Toplista TVR

Kadiri James - Ylli i ri shqiptar ne Canada

Profile nga Diaspora

#
Dr. Luljeta Shaqiri, psikologia e respektuar1
Ajo ishte vetëm 14 vjeçare, pa asnjë njohuri të gjuhës gjermane, kur u regjistrua në klasën e dytë të shkollës së mesme, një vit më vonë pati fatin të jetë praktikante në asistencë stomatologjike dhe përfundimisht, diplomoi: doktore e psikologjisë në Universitetin e Cyrihut. Një histori e paparë e suksesit. Historitë e suksesit shpesh shihen
Më Shumë

Donatoret