TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

Gjobitet Apple dhe Samsung, çfarë duhet të dinë shqiptarët për “smartphone”-t e tyre

October 25, 2018

Autoriteti i Konkurrencës në Itali ka njoftuar këtë të mërkurë gjobitjen e dy kompanive më të mëdha të telefonëve celularë në botë Apple dhe Samsung, respektivisht me 10 milionë euro dhe 5 milionë euro, për shkak të “vjetërimit të planifikuar” të “smartphone”-ve të tyre. Vendimi besohet të jetë i pari që merret kundër prodhuesve, pas akuzave globale se kompanitë inkurajojnë enkas përditësime të sistemeve operative për telefonët e vjetër, të cilat më pas i ngadalësojnë ato, e rrjedhimisht inkurajojnë përdoruesit të blejnë aparate të reja. Një hetim i ndërmarrë nga Autoriteti Antitrust zbuloi se “Apple dhe Samsung implementuan praktika të pandershme tregtare”, siç lexohet në komunikatë. Përditësimet e sistemeve operative “shkaktuan keqfunksionime serioze dhe reduktuan ndjeshëm performancën, duke e bërë edhe më të nevojshme zëvendësimin e telefonëve”. Samsungu ka njoftuar klientët e tij, që kanë në përdorim një “Note 4”, të instalojnë versionin e ri të sistemit operativ të Androidit (të zotëruar nga Google) që përshtatet me “Note 7”, por që modelet e vjetra i ngadalësonte së tepërmi. Ngjashëm me të, Apple ka njoftuar përdoruesit e “iPhone 6” të instalojnë sistemin e operimit të dizenjuar për “iPhone 7”, duke shkaktuar kështu probleme për ata që kanë modelet më të vjetra. Apple fajësohet gjithashtu për dështimin në informimin e klientëve mbi karakteristikat “thelbësore” të baterive prej litiumi të telefonëve të tij, përfshi këtu jetëgjatësinë mesatare dhe sesi ta zgjasësh këtë jetëgjatësi, gjë që u reflektua edhe në gjobën më të rëndë. Autoriteti italian i Antitrustit hapi hetimin në janar, pas ankesave të klientëve

Evente nga Diaspora

Toplista TVR

Kadiri James - Ylli i ri shqiptar ne Canada

Profile nga Diaspora

#
Dr. Luljeta Shaqiri, psikologia e respektuar1
Ajo ishte vetëm 14 vjeçare, pa asnjë njohuri të gjuhës gjermane, kur u regjistrua në klasën e dytë të shkollës së mesme, një vit më vonë pati fatin të jetë praktikante në asistencë stomatologjike dhe përfundimisht, diplomoi: doktore e psikologjisë në Universitetin e Cyrihut. Një histori e paparë e suksesit. Historitë e suksesit shpesh shihen
Më Shumë

Donatoret