TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

Gjysmë tank e gjysmë veturë – Bentley me zinxhirë lëviz me 130 kilometra në orë

October 4, 2019

Ky është momenti kur vetura luksoze Bentley që për të lëvizur përdor zinxhirë në vend të rrotave, arrin shpejtësinë prej 130 kilometrave në orë, ku personat që arritën ta prodhojnë pretendojnë se është vetura më e shpejtë në botë që lëviz me zinxhirë. I njohur për luksin dhe dizajnin sportiv, një grup të rinjsh nga Rusia vendosën që projektin e tyre ta ngritin në një nivel tjetër. Bëhet fjalë për Bentley Continental GT, që ka elemente të një tanku Ndërkaq edhe pse është filmuar duke lëvizur me shpejtësi prej 130 kilometra në orë, këta të rinj këmbëngulin se ajo mund të arrij shpejtësinë maksimale prej 320 kilometra në orë – e tëra çfarë duhet janë disa modifikime. Ata madje pretendojnë se është vetura më e shpejtë në botë që lëviz me zinxhirë, e jo me rrota si çdo veturë tjetër

Evente nga Diaspora

Toplista TVR

Kadiri James - Ylli i ri shqiptar ne Canada

Profile nga Diaspora

#
Dr. Luljeta Shaqiri, psikologia e respektuar1
Ajo ishte vetëm 14 vjeçare, pa asnjë njohuri të gjuhës gjermane, kur u regjistrua në klasën e dytë të shkollës së mesme, një vit më vonë pati fatin të jetë praktikante në asistencë stomatologjike dhe përfundimisht, diplomoi: doktore e psikologjisë në Universitetin e Cyrihut. Një histori e paparë e suksesit. Historitë e suksesit shpesh shihen
Më Shumë