TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

Haradinaj: Futja e xhandarmërisë serbe në Kosovë, e paautorizuar

August 9, 2020

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla, ka reaguar në sqarimin e KFOR-it se futja e xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës ishte një patrullim i rregullt dhe i sinkronizuar mes këtyre dy forcave përgjatë vijës kufitare Kosovë – Serbi. Të premten, xhandarmëria serbe u pa në thellësi të fshatit Karaçevë, e pas reagimeve të shumta të qytetarëve dhe të politikanëve, KFOR-i deklaroi se anëtarët e tij është në përcjellje të tyre.

Por sipas ministres, patrullimi i sinkronizuar nuk nënkupton futjen e xhandarmërisë serbe në Kosovë. Ajo këtë e ka quajtur patrullim të përbashkët dhe ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare të respektojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Po ashtu e ka quajtur hyrje ilegale dhe të paautorizuar të xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës, “Patrullimi i sinkronizuar nënkupton që secila forcë ushtarake vepron brenda territorit të vet dhe nuk e kalon kufirin. Palët dakordohen të lëvizin përgjatë vijës kufitare dhe në kohë të caktuar e njoftojnë njëra tjetrën për atë se çka kanë hasë në terrenin e tyre gjatë patrullimit të sinkronizuar. Ngjarja e 7 gushtit në Karaçevë nuk rezulton të jetë patrullim i sinkronizuar, por patrullim i përbashkët me Serbinë, për të cilin nuk ka askush mandat e as autorizim. Popullit të shqetësuar duhet t’i sqarohet se a e ka shkelur Serbia marrëveshjen me NATO-n që ka hyrë 300m brenda territorit të Kosovës, apo këtë e ka bërë me aprovimin paraprak! Terrorizimi i popullit shqiptar të fshatit kufitar me Serbinë, përmes defilesë së uniformës serbe dhe rikujtimit të krimeve gjenocidale të Serbisë në Kosovë, nuk e ndihmon normalizimin e marrëdhënieve, pajtimin, e as vendosjen e paqes dhe stabilitetit në rajon. Uniforma ushtarake e policore serbe në territorin e Kosovës hapë plagët e krimeve të pandëshkuara dhe traumat e luftës së vitit 1999”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj – Stublla të dielën në Facebook.

Evente nga Diaspora

Toplista TVR

RRI SHLIRE - E ftuar aktorja Teuta Sadiku

RRI SHLIRE - E ftuar aktorja Teuta Sadiku

Profile nga Diaspora

#
Dr. Luljeta Shaqiri, psikologia e respektuar1
Ajo ishte vetëm 14 vjeçare, pa asnjë njohuri të gjuhës gjermane, kur u regjistrua në klasën e dytë të shkollës së mesme, një vit më vonë pati fatin të jetë praktikante në asistencë stomatologjike dhe përfundimisht, diplomoi: doktore e psikologjisë në Universitetin e Cyrihut. Një histori e paparë e suksesit. Historitë e suksesit shpesh shihen
Më Shumë