TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

Haradinaj kërkon mbështetjen e Gjermanisë në integrimet euroatlantike të Kosovës

December 18, 2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në një takim sekretarin parlamentar të Shtetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Stephan Mayer, të cilin e ka informuar për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon Kosova. Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në takim me zyrtarin shtetëror gjerman ka theksuar se “Kosova është me fat që në rrugën e saj të shtetndërtimit ka pasur në krah partner si Gjermania dhe ne jemi të përkushtuar që të avancojmë raportet tona bilaterale” “Mikun nga Gjermania e informova për të gjitha proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon vendi, për përmbushjen e të gjitha kritereve nga BE në procesin e liberalizimit të vizave, progresin në sundimin e rendit dhe ligjit, në fushën e ekonomisë dhe në fusha të tjera të rëndësishme për vendin”, ka thënë Haradinaj. “Agjenda euroatlantike e vendit, mbetet prioritet i Qeverisë dhe në këtë rrugëtim kërkova mbështetjen e shtetit gjerman”, ka thënë ai

Evente nga Diaspora

Toplista TVR

Kadiri James - Ylli i ri shqiptar ne Canada

Profile nga Diaspora

#
Dr. Luljeta Shaqiri, psikologia e respektuar1
Ajo ishte vetëm 14 vjeçare, pa asnjë njohuri të gjuhës gjermane, kur u regjistrua në klasën e dytë të shkollës së mesme, një vit më vonë pati fatin të jetë praktikante në asistencë stomatologjike dhe përfundimisht, diplomoi: doktore e psikologjisë në Universitetin e Cyrihut. Një histori e paparë e suksesit. Historitë e suksesit shpesh shihen
Më Shumë