TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

Haradinaj: Në ditët dhe javët në vazhdim – gjithçka është e mundur

January 31, 2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk e përjashtoi të enjten mundësinë e ndryshimeve në skenën politike, për shkak të mospajtimeve brenda koalicionit qeverisës rreth tarifave ndaj mallrave serbe dhe procesit të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Udhëheqësit e institucioneve u takuan të enjten me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett për të diskutuar situatën ne vend. Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar anulimin e tarifave për t’i hapur rrugë procesit të bisedimeve me Serbinë dhe kanë paralajmëruar pasoja nëse kjo nuk ndodhë. Kryeministri Haradinaj, tha pas takimit se tarifat ndaj mallrave serbe dhe bisedimet me Beogradin janë dy tema që nuk duhet të ndërlidhen mes veti. Ai tha se mbështet plotësisht procesin e bisedimeve dhe arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë, por sipas tij është e padrejtë të kushtëzohet ky proces nga Serbia. “Ajo që është me rëndësi është që vendosja e taksës pra është vendim sovran, i Kosovës, nuk është bërë kundër dialogut por është bërë që t’i kërkohet Serbisë një qasje të re në raport me Kosovën. Ju e dini cinizmin e ministrit të Jashtëm (Ivica) Daçiç si i shau edhe udhëheqësit ndërkombëtarë edhe neve kur dështuam në Interpol, ky është një vendim sovran i qeverisë së vendit, unë nuk e kuptoj pse i ndërlidhin këto tema kështu si janë ndërlidhur deri më tani. Serbia ka marr plot vendime të brendshme dhe asnjë nga ato për ne nuk ka qenë kusht që të mos shkojmë në tavolinë. Nëse zonja Mogherini dëshiron ta vazhdojë dialogun le ta vazhdojë”, tha kryeministri Haradinaj. Dallimet për tarifat kanë bërë që ditëve të fundit koalicioni qeverisës në Kosovë dhe marrëdhëniet ndërmjet tre udhëheqësve më të lartë të vendit të duken më të lëkundura se kurrë, ndonëse një natë më parë pas një takimi, udhëheqësit e koalicionit qeverisës thanë se koalicioni është funksional dhe i qëndrueshëm. Megjithatë, kryeministri Haradinaj tha sot se në ditët e javët në vazhdim të gjitha janë të mundshme. “Ne jemi në proceset, po them ashtu reale politike, të gjitha janë të mundshme në këto ditë dhe javë që vijnë. Dëshira ime është që së pari këtë të shtunë të kryejmë disa detyra që janë me interes për vendin pra buxhetin, që mos t’i lëmë arsimtarët dhe të tjerët pa paga se dimë çka do të thotë ajo, nëse mospajtimet politike vazhdojnë mund të rezultojnë edhe me të arritura tjera, çfarëdo qofshin ato”, tha ai.

Kryeministri Haradinaj u gjet nën kritikat edhe të partnerëve të koalicionit për veprime kundër kërkesave dhe interesave amerikane në Kosovë. Por, ai sërish të enjten hodhi poshtë kritikat e tilla, pas takimit me ambasadorin Kosnett. “Unë kam shumë respekt për ambasadorin amerikan edhe për Amerikën. Amerika për mua është familja ime edhe kur nuk ndajmë mendimin e njëjtë e përjetoj si familje”, tha kryeministri Haradinaj. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha ndërkaq se takimet e tilla ndodhin shpesh dhe janë garanci e përkushtimit për një bashkërendim edhe më të mirë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Mendoj se ishte një takim që i ka kontribuar qartësisë së agjendës dhe natyrisht fuqizimit të bashkëpunimit edhe më të fuqishëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kosova ka qenë, është dhe do të mbetet mik i përjetshëm i SHBA-ve dhe nuk ka individë apo agjendë ditore që do ta sfidoj këtë partneritet të shtetit të Kosovës, të vullnetit të qytetarëve as sot as në të ardhmen pra me SHBA-të”, tha ai. Tarifat ndaj mallrave serbe, të vendosura me 21 nëntor të vitit që lamë pas, ka nxitur edhe reagimin e Bashkimit Evropian ndërkaq Beogradi kushtëzon vazhdimin e bisedimeve me heqjen e tarifave duke bërë që procesi të vazhdojë të mbetet i pezulluar. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, publikoi të enjten një letër dërguar presidentit amerikan, Donald Trump, në të cilën, rithekson gatishmërinë për vazhdimin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën “kur Kosova të heqë taksën” që u ka vënë prodhimeve nga Serbia. “Taksa e Prishtinës është ngarkesë dhe pengesë e pakapërcyeshme për rifillimin e bisedimeve, sepse jo vetëm që i shkakton dëm ekonomisë serbe, por rrezikon edhe jetën e serbëve në Kosovë”, thuhet në letrën e presidentit serb. Tash për tash nuk ka ndonjë shenjë se kur mund të vazhdojnë bisedimet për shkak të tensioneve ndërmjet të dyja palëve, por edhe zhvillimeve të brendshme në Kosovë e në Serbi, që mund t’i çojnë të dyja vendet në procese zgjedhore

Evente nga Diaspora

Toplista TVR

Kadiri James - Ylli i ri shqiptar ne Canada

Profile nga Diaspora

#
Dr. Luljeta Shaqiri, psikologia e respektuar1
Ajo ishte vetëm 14 vjeçare, pa asnjë njohuri të gjuhës gjermane, kur u regjistrua në klasën e dytë të shkollës së mesme, një vit më vonë pati fatin të jetë praktikante në asistencë stomatologjike dhe përfundimisht, diplomoi: doktore e psikologjisë në Universitetin e Cyrihut. Një histori e paparë e suksesit. Historitë e suksesit shpesh shihen
Më Shumë

Donatoret