TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

Haradinaj takohet me ambasadorin e Austrisë, pret rreshtimin e saj me Gjermaninë në përmbylljen e procesit të vizave

September 13, 2019

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, është takuar me ambasadorin austriak, Christophe Weidinger, me të cilin ka biseduar për intensifikimin e partneritetit politik dhe ekonomik ndërmjet dy vendeve. Haradinaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se Austria, si vend mik, do të vazhdojë të luaj rol aktiv në afirmimin ndërkombëtar të Kosovës duke pritur që  të rreshtohet me Gjermaninë, në përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave këtë vit. “Me aleatë tradicionalë si Austria, vendi ynë ka kaluar sfidat më të mëdha të shtetndërtimit. Në takim mikpritës me ambasadorin austriak, Christophe Weidinger, shpreha vullnetin e institucioneve të Kosovës për intensifikimin e partneritetit politik dhe ekonomik ndërmjet dy vendeve tona. Austria, si vend mik, do të vazhdojë të luaj rol aktiv në afirmimin ndërkombëtar të Kosovës dhe presim që të rreshtohet me Gjermaninë, në përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave këtë vit”, ka shkruar në Facebook Haradinaj. Ndryshe në një komunikatë për media thuhet se, kryeministri në detyrë Haradinaj, e ka njoftuar ambasadorin austriak për proceset nëpër të cilat po kalon vendi, progresin e arritur në zhvillimin ekonomik, sundimin e rendit dhe ligjit, zbatimin e Agjendës së Reformave Evropiane dhe synimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Ndër të tjera në njoftim thuhet se kryeministri në detyrë Haradinaj e ka falënderuar shtetin e Austrisë për ndihmën e vazhdueshme në të gjitha periudhat e shtetndërtimit, veçmas në fushën e arsimit, duke theksuar se Kosova është vend potencial dhe ka krijuar ambient dhe klimë të favorshme për investime austriake. “Kosova ofron mundësi të mëdha për investitorët e huaj dhe për këtë kemi miratuar ligjet më të përshtatshme për investimet e huaja direkte”, ka thënë Haradinaj, duke shtuar se Austria do të vazhdojë të mbetet partner i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të Kosovës edhe në të ardhmen. Ambasadori i ri i Austrisë, Christoph Weidinger, e ka falënderuar kryeministrin në detyrë Haradinaj për pritje, duke konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me institucionet e Kosovës.

Evente nga Diaspora

Toplista TVR

Kadiri James - Ylli i ri shqiptar ne Canada

Profile nga Diaspora

#
Dr. Luljeta Shaqiri, psikologia e respektuar1
Ajo ishte vetëm 14 vjeçare, pa asnjë njohuri të gjuhës gjermane, kur u regjistrua në klasën e dytë të shkollës së mesme, një vit më vonë pati fatin të jetë praktikante në asistencë stomatologjike dhe përfundimisht, diplomoi: doktore e psikologjisë në Universitetin e Cyrihut. Një histori e paparë e suksesit. Historitë e suksesit shpesh shihen
Më Shumë