TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

Hyrja e ushtrisë serbe në Kosovë, Hoti mbledh krerët e institucioneve të sigurisë

August 11, 2020

Hyrja e ushtrisë serbe brenda territorit të Kosovës dhe shqetësimet e ngritura nga banorët të cilët jetojnë në zonën kufitare të Karaqevës, ka bërë që kreu i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti, të mbledh sot bashkë të gjithë krerët e institucioneve të sigurisë në Kosovë përmes një video-konference. Në takim është biseduar për gjendjen e përgjithshme në vend dhe për bashkërendimin e veprimeve institucionale në fushën e sigurisë. Prezent në këtë takim virtual kanë marrë pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, drejtori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Kreshnik Gashi, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj. Në këtë bashkëbisedim, kryeministri Hoti ka falendëruar përfaqësuesit e institucioneve të sigurisë në vend për përkushtimin dhe angazhimin e shtuar të tyre për përballimin e gjendjes së krijuar si pasojë e pandemisë COVID 19.

Po ashtu, kreu i qeverisë ka kërkuar që ky përkushtim dhe ky mobilizim i këtyre institucioneve të vazhdojë edhe më tutje, ndërkohë që kërkoi edhe koordinimin me mekanizmat ndërkombëtarë të sigurisë, e në veçanti me KFOR-in, si një partner strategjik i Kosovës në fushë të mbrojtjes dhe sigurisë

Evente nga Diaspora

Toplista TVR

RRI SHLIRE - E ftuar aktorja Teuta Sadiku

RRI SHLIRE - E ftuar aktorja Teuta Sadiku

Profile nga Diaspora

#
Dr. Luljeta Shaqiri, psikologia e respektuar1
Ajo ishte vetëm 14 vjeçare, pa asnjë njohuri të gjuhës gjermane, kur u regjistrua në klasën e dytë të shkollës së mesme, një vit më vonë pati fatin të jetë praktikante në asistencë stomatologjike dhe përfundimisht, diplomoi: doktore e psikologjisë në Universitetin e Cyrihut. Një histori e paparë e suksesit. Historitë e suksesit shpesh shihen
Më Shumë