TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

Instagram gjobitet në Evropë për përpunimin e të dhënave të fëmijëve

September 6, 2022

Është më e madhja vendosur ndonjëherë ndaj një kompanie të medias sociale bazuar në ligjin e GDPR pas asaj prej 267 milionë eurosh ndaj WhatsApp në Shtator të vitit të kaluar. 405 milionë euro është gjoba që Instagram mori nga autoritetet rregullatorë të Bashkimit Evropian pas ankesave për mënyrën sesi gjiganti i medias social përpunon të dhënat e fëmijëve në platformë.

Gjoba u aplikua bazuar në rregulloren e privatësisë GDPR. Është më e madhja vendosur ndonjëherë ndaj një kompanie të medias sociale bazuar në ligjin e GDPR pas asaj prej 267 milionë eurosh ndaj WhatsApp në Shtator të vitit të kaluar.
Ankesa ndaj Instagram kishte të bënte për mënyrën sesi Instagram përpunon të dhënat e fëmijëve dhe sistemin e regjistrimit që sipas Autoritetet Irlandez të Mbrojtjes së të Dhënave, ku Meta ka zyrat qendrore, mund të çonte të krijimin e llogarive publike gjatë procesit. Llogaritë mbeteshin publike vetëm nëse përdoruesi vendoste të kalonte atë në private manualisht. Arsyetim i plotë i gjobës së aplikuar pritet të bëhet publik javën e ardhshme. Krahas Instagram, TikTok është rrjeti tjetër social nën hetim nga autoritetet Evropiane për të dhënat e fëmijëve. Hetimi është hapur një vit më parë dhe tashmë mund të jemi pranë publikimit të detajeve të tij.

Evente nga Diaspora

Video Prezantime

Artan Gashi – Ndasht

Toplista TVR

Zvicer: DIASPORA FEST organizuar nga Televizioni TvR Femijet e shkolles se vallezimit SHOTA

Profile nga Diaspora

#
era trans
Më Shumë

Donatoret