TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

Katër kryediplomatë në Tiranë: Mbështetje për negociatat

September 27, 2018

Vendet e Bashkimit Europian vijojnë të mbështesin negociatat e Shqipërisë për anëtarësimin në BE. Këtë radhë në New York u takuan ministrat e jashtëm të Greqisë, Bullgarisë, Rumanisë e Kroacisë në cilësinë e katër vendeve ballkanike anëtare në Union. Në takim kryediplomatët ranë dakord të vizitojnë Shqipërinë për të ndihmuar në procesin e bisedimeve. Lajmin e bëri të ditur Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias. “Ne sapo përfunduam mbledhjen e katër shteteve të Ballkanit që janë anëtarë të Bashkimit Evropian.Ne ramë dakord për të forcuar bashkëpunimin tonë para së gjithash për të stabilizuar rajonin tonë. Ne planifikojmë deri në fund të vitit që të katër të vizitojnë Shqipërinë dhe Maqedoninë veriore për të parë se si mund t’i ndihmojmë ata në qasjen e tyre evropiane.” Në New York në kuadër të punimeve të asamblesë së OKB pritet dhe një takim dypalësh mes Ministrit për Europën dhe Punët e jashtme Ditmir Bushati me homologun grek Nikos Kotzias

Evente nga Diaspora

Toplista TVR

Kadiri James - Ylli i ri shqiptar ne Canada

Profile nga Diaspora

#
Dr. Luljeta Shaqiri, psikologia e respektuar1
Ajo ishte vetëm 14 vjeçare, pa asnjë njohuri të gjuhës gjermane, kur u regjistrua në klasën e dytë të shkollës së mesme, një vit më vonë pati fatin të jetë praktikante në asistencë stomatologjike dhe përfundimisht, diplomoi: doktore e psikologjisë në Universitetin e Cyrihut. Një histori e paparë e suksesit. Historitë e suksesit shpesh shihen
Më Shumë

Donatoret