TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

Katër lojtarët që synon t’i transferojë Unitedi gjatë janarit

September 3, 2018

Manchester Unitedi ka përpiluar listën me katër futbollistë që i dëshiron t’i transferojë në Old Trafford me hapjen e afatit kalimtar të janarit. Djajtë e Kuq nuk kanë arritur t’i kënaqin kërkesat e trajnerit Jose Mourinho gjatë afatit kalimtar të verës, pasi nuk kanë bërë asnjë transferim të madh.

Mourinho nuk është ndarë aspak i kënaqur me transferimet e bëra gjatë verës (Getty Images)

Megjithatë, mediat angleze raportojnë gjatë ditës së sotme (e diel) se drejtuesit e klubit janë pajtuar të shpenzojnë për transferim në dimër. Fillimi i dobët i sezonit në Ligën Premier ka bërë që drejtuesit dhe trajneri të synojnë transferimin e katër yjeve gjatë afatit të janarit. 1.Harry Maguire 

I pari në listë është mbrojtësi i Leicester Cityt,  Maguire, i cili ka bindur me paraqitjet e tij në Ligën Premier dhe Kombëtaren e Anglisë. Mbrojtësi anglez vlerësohet rreth 75 milionë euro. 2.Toby Alderwiereld 

Pas Maguires, i dyti në listë është mbrojtësi i Tottenham Hotspurit, Alderwiereld, i cili do të ofronte siguri në mbrojtjen e Unitedit. Belgu ka mbetur rezervistë i Jan Vertogenit dhe Davidson Sanchezit, kështu që largimi i tij është i mundshëm për një shifër mes 25-30 milionë eurosh. 3.Andrea Belotti

Në listë i treti gjendet sulmuesi i Torinos, Belotti. Italiani shihet si një sulmues i rrezikshëm që premton shumë gola. Mourinho do ishte gati të shpenzonte për italianin, pasi e ardhmja e Anthony Martial dhe Marcus Rashford në Old Trafford është në pikëpyetje. 4.Douglas Costa

Costa i Juventusit është synimi i katërt i Unitedit gjatë afatit kalimtar të janarit. Anësori brazilian ka qenë edhe më parë i pëlqyer nga Mourinho dhe në afatin e dimrit mund të dërgohet oferta e duhur për shërbimet e tij.  

Evente nga Diaspora

Toplista TVR

Kadiri James - Ylli i ri shqiptar ne Canada

Profile nga Diaspora

#
Dr. Luljeta Shaqiri, psikologia e respektuar1
Ajo ishte vetëm 14 vjeçare, pa asnjë njohuri të gjuhës gjermane, kur u regjistrua në klasën e dytë të shkollës së mesme, një vit më vonë pati fatin të jetë praktikante në asistencë stomatologjike dhe përfundimisht, diplomoi: doktore e psikologjisë në Universitetin e Cyrihut. Një histori e paparë e suksesit. Historitë e suksesit shpesh shihen
Më Shumë

Donatoret