TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

Koalicioni kushtëzohet nga Lista Serbe

September 4, 2018

Seanca për votim për ekipin negociator e thirrur nga koalicioni aktual qeverisës është duke u varur totalisht nga votat e Listes Serbe. Burime të Gazetës Express bëjnë me dije se deputetet e LS janë tërhequr dhe kjo është arsyeja e vertëtë pse kjo seancë po shtyhet, duke rrezikuar dështimin

Seanca e filluar në mëngjes është shtyrë për në orën 16:30 më pas  për orën 18:30, por askush nga udhëheqësit e koalicionit nuk tregoi pse po ndodhin këto pazua kaq të gjata. Ndryshe, burimet e Expressit thonë se tashmë deputetët serbë kanë ndërruar qëndrim, duke bojkotuar seancën.
Kujtojmë se Qeveria Haradinaj u formua pas disa orë pritjesh të deputetëve të Listës Serbe. Ndërsa sot ata po kushtëzohen nga votat e tyre për të votuar ekipin negociator për dialogun Kosovë-Serbi. Gjatë ditës së djeshme Qeveria ka propozuar ekipin që do të udheheqë dialogun Kosovë-Serbi. Si kryetar të grupit, Fatmir Limajn, ndërsa si nënkryetar është propozuar emri i Enver Hoxhajt. Propozimet për anëtar të grupit negociator me Serbinë janë për emrat e Behxhet Pacollit, Dardan Gashit, Avni Arifit dhe Mahir Yagcillar. Mëgjithkëtë, deputetë nga opozita kanë thënë se qëllimi i këtij ekipi është copëtimi i Kosovës dhe menjëherë si të përfundojë seanca e thirrur nga koalicioni do të fillojë ajo e opozitës  

Evente nga Diaspora

Toplista TVR

Kadiri James - Ylli i ri shqiptar ne Canada

Profile nga Diaspora

#
Dr. Luljeta Shaqiri, psikologia e respektuar1
Ajo ishte vetëm 14 vjeçare, pa asnjë njohuri të gjuhës gjermane, kur u regjistrua në klasën e dytë të shkollës së mesme, një vit më vonë pati fatin të jetë praktikante në asistencë stomatologjike dhe përfundimisht, diplomoi: doktore e psikologjisë në Universitetin e Cyrihut. Një histori e paparë e suksesit. Historitë e suksesit shpesh shihen
Më Shumë

Donatoret