TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

Konfirmon Wilder: Meçi ndaj Tyson Furyt do të ndodhë këtë vit

August 17, 2018

Kampioni i WBC-së në kategorinë e peshave të rënda në boks, Deontay Wilder, ka thënë se nuk ka dyshim se do të ndeshet me Tyson Furyn gjatë këtij viti. Boksieri britanik të shtunën ndeshet me italian Francesco Pianeta në Belfast dhe në rast të triumfit, ka paralajmëruar se do të dëshironte një duel me kampionin amerikan. Dhe 32-vjeçari e ka konfirmuar se është i gatshëm të ndeshet me ish-kampionin e unifikuar botëror.

Deontay Wilder (Foto: Getty Images)

“Posa ta heqë nga rruga kundërshtarin e tij (Francesco Pianeta), do të ndodhë. Është kaq e thjeshtë”, ka thënë Wilder për BBC Sport. Kur është pyetur një lidhje me një mesazh të Furyt, ‘Bomberi i Bronztë’ është shprehur: “Pritëm. Po vi të të nokautoj, plotësisht”.

Fury në meçin ndaj Seferit (Foto: Getty Images)

Menaxheri i amerikanit, Shelly Finkel, ka thënë se meçi do të ndodhë në nëntor ose në dhjetor, në New York apo në Las Vegas. Pianeta do të jetë kundërshtari i dytë i Furyt që nga rikthimi i tij në ring. Boksieri shqiptar, Sefer Seferi, ishte boksieri i parë me të cilin u ndesh britaniku.

Evente nga Diaspora

Toplista TVR

Kadiri James - Ylli i ri shqiptar ne Canada

Profile nga Diaspora

#
Dr. Luljeta Shaqiri, psikologia e respektuar1
Ajo ishte vetëm 14 vjeçare, pa asnjë njohuri të gjuhës gjermane, kur u regjistrua në klasën e dytë të shkollës së mesme, një vit më vonë pati fatin të jetë praktikante në asistencë stomatologjike dhe përfundimisht, diplomoi: doktore e psikologjisë në Universitetin e Cyrihut. Një histori e paparë e suksesit. Historitë e suksesit shpesh shihen
Më Shumë

Donatoret