TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

Kosova, edhe një hap më pranë liberalizimit të vizave

August 30, 2018

Komiteti i Lirive Civile i Parlamentit Evropian, i njohur si LIBE, votoi sot në favor të nisjes së negociatave me Këshillin Evropian dhe Komisionin Evropian për liberalizimin e vizave të qytetarëve të Kosovës me zonën e BE-së, Schengen. Parlamenti Evropian pritet ta miratojë vendimin në një seancë në tetor, porse procesi pritet të marrë kohë më të gjatë në Këshill. Burime të Radios Evropa e Lirë thonë se Franca dhe Holanda hezitojnë të japin dritën jeshile për të nisur bisedimet me institucione të tjera të BE-së në lidhje me çështjen. Diplomatët e vendeve anëtare pritet të kenë takimin e parë për këtë temë më 17 shtator. Komisioni Evropian ka vlerësuar më 18 korrik se Prishtina i ka plotësuar dy kushtet e mbetura për liberalizim vizash: luftën më të theksuar kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Kosova është vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor që nuk ka liberalizim vizash me BE-në.

Evente nga Diaspora

Toplista TVR

Kadiri James - Ylli i ri shqiptar ne Canada

Profile nga Diaspora

#
Dr. Luljeta Shaqiri, psikologia e respektuar1
Ajo ishte vetëm 14 vjeçare, pa asnjë njohuri të gjuhës gjermane, kur u regjistrua në klasën e dytë të shkollës së mesme, një vit më vonë pati fatin të jetë praktikante në asistencë stomatologjike dhe përfundimisht, diplomoi: doktore e psikologjisë në Universitetin e Cyrihut. Një histori e paparë e suksesit. Historitë e suksesit shpesh shihen
Më Shumë

Donatoret