TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

Kosova propozon filmin “Zana” për Oscar

September 17, 2019

Filmi “Zana” është përzgjedhur nga komiteti selektues i Qendrës Kinematografike të Kosovës që të jetë propozimi i Kosovës për kategorinë “Best International Feature” për çmimin Oscar. “Zana”, film debutues i Antoneta Kastratit, pati premierën e tij botërore në festivalin e madh të Torontos në Kanada. Filmi “Zana” është një dramë tronditëse dhe emocionuese që përcjellë një grua të re kosovare që përpiqet të bëhet nënë përderisa ballafaqohet me tmerret nga e kaluara e saj e errët e kohës së luftës. Në Kosovë filmi “Zana” do të fillojë të shfaqet nga data 20 shtator në Cineplexx. Sipas njoftimit nga QKK-ja, mbështetësit kryesorë financiarë të filmit janë Qendra Kinematografike e Kosovës, Qendra Kombëtare e Kinematografisë (Shqipëri), Panavision New Fimmaker Grant, SFFILM Rainin Grant, Light Iron dhe komuna e Pejës. Producent i filmit ZANA është Casey Cooper Johnson dhe bashkëproducentë Sevdije Kastrati me Crossing Bridges Films (Kosovë), Dritan Huqi me On Film Production (Shqipëri), dhe Miguel Govea dhe Brett Walker nga Alief. Në rolet kryesore luajnë̈ Adriana Matoshi, Astrit Kabashi, Fatmire Sahiti, Mensur Safqiu, Vedat Bajrami, Irena Cahani, Shengyl Ismajli, Çun Lajçi, Ilire Vinca etj. Komiteti Selektues i aprovuar nga Akademia e Çmimeve OSCARS ishte e përbërë nga: Fatos Berisha – Producent (Kryesues) Doruntina Basha – Skenariste Shkumbin Istrefi – Aktor/Producent More Raça – Regjisore Visar Krusha – Skenariste/Producente Ilir Gjocaj – Skenarist Jeton Neziraj – Skenarist

Evente nga Diaspora

Toplista TVR

Kadiri James - Ylli i ri shqiptar ne Canada

Profile nga Diaspora

#
Dr. Luljeta Shaqiri, psikologia e respektuar1
Ajo ishte vetëm 14 vjeçare, pa asnjë njohuri të gjuhës gjermane, kur u regjistrua në klasën e dytë të shkollës së mesme, një vit më vonë pati fatin të jetë praktikante në asistencë stomatologjike dhe përfundimisht, diplomoi: doktore e psikologjisë në Universitetin e Cyrihut. Një histori e paparë e suksesit. Historitë e suksesit shpesh shihen
Më Shumë