TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

Kryeprokurori special flet rreth hetimeve për listat e veteranëve: Dëmi më i madh buxhetor që nga paslufta

August 20, 2018

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Reshat Millaku, në konferencë për media lidhur me hetimet që po bëhen për listat e veteranëve tha se mashtrimet me listën e veteranëve i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit dëmin më të madh që nga paslufta. Millaku në një konferencë për media, ka folur edhe dorëheqjen e prokurorit Elez Blakaj Sipas tij, prokurori  Blakaj kishte shkuar tek ai për të kërkuar këshilla shtesë. Ai tha se Millaku se në aktakuzën e paraqitur nga Blakaj për veteranët mashtrues ka pasur disa lëshime, të cilat është dashtë të rishikohen. “Dispozitivi është i pakuptueshëm. Çdo gjyqtar mesatarisht që është profesional do ta kthente në plotësim”, tha ai. Sipas tij, aktakuzës i mungojnë evidencat se kush janë përfituesit nga lista e veteranëve të rrejshëm, numër i cili, sipas këtij dokumenti, arrin në 19.060. “…Puna ka zgjatë disa muaj, ka kërkuar shumë mund por s’ka qenë shumë e komplikuar. Gjatë hetimeve kam pas kontakt me prokurorin e kam sugjeruar që kur të bëhet finalizimi i 19 mijë emrave, të nxjerrjet ditëlindje emri i tyre dhe detaje tjera”, tha Millaku, i cili theksoi se aktakuza me nënshkrimin e Blakajt i ka shkuar gjatë kohës që Blakaj ishte në pushim. Sipas kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale Blakaj me aktakuzën e tij ka pasur për synim anulimin e tërë procesit të verifikimit të veteranëve, ndërprerjen e skemës së pagesave dhe po ashtu fillimin e një procesi të ri të verifikimit të veteranëve të UÇK-së. Millaku bëri të ditur se prokurori Blakaj ka shkuar te ai dhe po ashtu ka folur rreth mundësisë së tij për të shkuar dhe punuar në Amerikë. Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale tha se i ka treguar Blakajt që Prokuroria do të mbetet keq pasi edhe ashtu ka numër të vogël të prokurorëve, por sipas tij, ai ka qenë vendim i tij për të mirën dhe të ardhmen e familjes së tij. Për më shumë rreth mashtrimit me listën e veteranëve dhe rastit të dorëheqjes së Blakajt shikoni videon:  

Evente nga Diaspora

Toplista TVR

Kadiri James - Ylli i ri shqiptar ne Canada

Profile nga Diaspora

#
Dr. Luljeta Shaqiri, psikologia e respektuar1
Ajo ishte vetëm 14 vjeçare, pa asnjë njohuri të gjuhës gjermane, kur u regjistrua në klasën e dytë të shkollës së mesme, një vit më vonë pati fatin të jetë praktikante në asistencë stomatologjike dhe përfundimisht, diplomoi: doktore e psikologjisë në Universitetin e Cyrihut. Një histori e paparë e suksesit. Historitë e suksesit shpesh shihen
Më Shumë