TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

Kubanezët bëhen me internet në shtëpi, për herë të parë

August 17, 2018

Qasja për kubanët në internet deri më tani ka qenë e kufizuar vetëm në zona të caktuara, dhe ata së pari është dashur të blejnë një “mbushje” nga kompania shtetërore kubane e telekomunikacionit, Etecsa. Historikisht në shtetin e Kubës, qasja në internet ka qenë e kontrolluar rreptësishtë Deri në vitin 2008 qytetarët kubanezë që kanë pasur interesim për të poseduar një telefon celular apo një kompjuter personal është dashur të marrin leje nga qeveria. Por, një test që qeveria e vendit ka bërë të martën për një periudhë nëntë orëshe ka ngjallur shpresën te kubanezët se ata më në fund do të kenë qasje në internet edhe në shtëpitë e tyre. Siç raporton New York Times, të gjithë konsumatorët e kompanisë shtetërore të telekomunikacionit, të martën kanë pasur qasje falas në shërbimet e internetit nga ora 11 e paradites deri në ora 7 e mbrëmjes. Entuziazmi i qytetarëve për këtë qasje në internet ishte i madh, pavarësisht se rrjeti ishte i dobët. Në vitin 2015 qeveria në Kubë kishte lejuar vendosjen e 240 pikave nga ku qytetarët mund të navigonin në faqe te caktuara në internet, por ndërkombëtarët e shohin ende me skepticizëm rolin e autoriteteve kubaneze për lirinë e shprehjes dhe normat tjera demokratike. /Telegrafi/

Evente nga Diaspora

Toplista TVR

Kadiri James - Ylli i ri shqiptar ne Canada

Profile nga Diaspora

#
Dr. Luljeta Shaqiri, psikologia e respektuar1
Ajo ishte vetëm 14 vjeçare, pa asnjë njohuri të gjuhës gjermane, kur u regjistrua në klasën e dytë të shkollës së mesme, një vit më vonë pati fatin të jetë praktikante në asistencë stomatologjike dhe përfundimisht, diplomoi: doktore e psikologjisë në Universitetin e Cyrihut. Një histori e paparë e suksesit. Historitë e suksesit shpesh shihen
Më Shumë

Donatoret