TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

Kujt ja dedikuan këngën “Ti je” dy shokët e ngushtë të Prishtinës?

September 18, 2019

Dy shokët e ngushtë të fëmijërisë Vaxi dhe Besim Bunjaku, kanë lansuar këngën më të re me klip “Ti je “, këngë kjo që vjen më ndryshe nga këngët tjera, që jemi mësuar ti dëgjojmë. Vaxi dhe Besim Bunjaku dikur ishin të pranishëm në çdo party të Prishtinës,(Kurrizit) të atëhershëm dhe organizonin ndeja dhe koncerte së bashku. Ata po ashtu kanë regjistruar edhe labelin e tyre që titullohet “ONE INFINITE RECORDS” në Londër. Këngetari Vaxi ka thënë për “Bota sot” se ndonëse më parë ka kënduar këngë vetëm solo, tash e tutje do të këndojë në bashkëpunim me Besim Bunjakun. “ Besim Bunjaku përveç së këndon në këtë këngë duo me mua, ai ka bërë edhe tekstin e kësaj kënge si dhe muzikën. Unë kam bashkëpunuar shumë herë me të, pasi duke e njohur natyrën time që nga koha e hershme, në tekstet e kompozuar nga Besim Bunjaku kam gjetur vetën time. Kënga “Ti je” është një këngë ritmike, ku secili mund ta gjej vetën në të. Orkestrimin e kësaj kënge e ka bërë Artan Kastrati – Shkup, kurse klipin / Video Art – Gjilan”, ka thënë mes tjerash Vaxi.

Evente nga Diaspora

Toplista TVR

Kadiri James - Ylli i ri shqiptar ne Canada

Profile nga Diaspora

#
Dr. Luljeta Shaqiri, psikologia e respektuar1
Ajo ishte vetëm 14 vjeçare, pa asnjë njohuri të gjuhës gjermane, kur u regjistrua në klasën e dytë të shkollës së mesme, një vit më vonë pati fatin të jetë praktikante në asistencë stomatologjike dhe përfundimisht, diplomoi: doktore e psikologjisë në Universitetin e Cyrihut. Një histori e paparë e suksesit. Historitë e suksesit shpesh shihen
Më Shumë