TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

Kush është Richard Grenell, i dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi?

October 4, 2019

Bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë që janë “ngrirë” që nga vënia e taksës nga ana e Prishtinës për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, pritet të marr epilog tjetër, kjo për faktin se presidenti amerikan Donald Trump, ka emëruar ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, si të dërguarin e posaçëm që pritet t’i çojë përpara përpjekjet e SHBA-ve për arritjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Grenell është ambasador i SHBA-ve në Gjermani, i cili u emëruar nga presidenti Trump dhe tani pritet t’i çojë përpara përpjekjet e vendit të tij në arritjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, që mund edhe të rezultojë me njohje të Kosovës nga ana e Serbisë, transmeton Telegrafi. Ai pritet të vazhdojë të ushtrojë detyrën e ambasadorit amerikan në Berlin dhe njëkohësisht të angazhohet si i dërguari i administratës së presidentit Trump, duke ndihmuar kështu në arritjen e marrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit. Por, kush është Richard Grenell që jeton në Berlin në një lokalitet jo larg portës së Brandenburgut? Ai përfaqëson politikat e SHBA-ve në Gjermani, vend ky që ishte ndihmuar nga amerikanët të çlirohet gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kujtojmë që në shtator të vitit 2017, presidenti Trump e nominoi Richard “Ric” Grenell, ish-diplomat në administratën e presidentit George Bush. Gjatë kohës së administratës së Bushit, Grenell ishte drejtori i ekipit të Komunikimit dhe Diplomacisë Publike, të katër ambasadorëve të ndryshëm amerikanë në Kombet e Bashkuara. Gjatë asaj kohe ishin diskutuar temat si luftërat në Irak dhe Afganistan, çështja e Iranit si dhe programi bërthamor i Koresë së Veriut, që më pas pasoi edhe me përfshirjen e çështjes së Sirisë. Gjithashtu Grenell ka shërbyer si këshilltar politik dhe zëdhënës për media i politikanëve të ndryshëm Republikan, përfshirë John McCain gjatë fushatës presidenciale gjatë vitit 2000

Evente nga Diaspora

Toplista TVR

Kadiri James - Ylli i ri shqiptar ne Canada

Profile nga Diaspora

#
Dr. Luljeta Shaqiri, psikologia e respektuar1
Ajo ishte vetëm 14 vjeçare, pa asnjë njohuri të gjuhës gjermane, kur u regjistrua në klasën e dytë të shkollës së mesme, një vit më vonë pati fatin të jetë praktikante në asistencë stomatologjike dhe përfundimisht, diplomoi: doktore e psikologjisë në Universitetin e Cyrihut. Një histori e paparë e suksesit. Historitë e suksesit shpesh shihen
Më Shumë