TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

Kuvendi i Shqipërisë i hap rrugën Maqedonisë për në NATO

February 11, 2019

Komisioni i Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë ka miratuar unanimisht protokollin që i hap rrugën ratifikimit të vendimit për votën pro për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO. Ky miratim i ndez dritën jeshile Kuvendit të Republikës ditën e enjte, i cili pritet të ratifikojë po ashtu unanimisht për një kapitull të ri të shtetit fqinj. Në seancën e së enjtes në Parlamentin shqiptar pritet të jetë i pranishëm edhe kreu i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi. Arritja e marrëveshjes mes Greqisë dhe Maqedonisë është konsideruar si një hap pozitiv, e cila i jep garanci e paqes dhe prosperitetit në Ballkan. Nga ana tjetër, të premten e shkuar, Parlamenti grek ratifikoi protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO duke i dhënë fund një klime të tensionuar, që ka mbajtur konfliktin e“ ndezur” në këto dy vende për më shumë se dy dekada.

Evente nga Diaspora

Toplista TVR

Kadiri James - Ylli i ri shqiptar ne Canada

Profile nga Diaspora

#
Dr. Luljeta Shaqiri, psikologia e respektuar1
Ajo ishte vetëm 14 vjeçare, pa asnjë njohuri të gjuhës gjermane, kur u regjistrua në klasën e dytë të shkollës së mesme, një vit më vonë pati fatin të jetë praktikante në asistencë stomatologjike dhe përfundimisht, diplomoi: doktore e psikologjisë në Universitetin e Cyrihut. Një histori e paparë e suksesit. Historitë e suksesit shpesh shihen
Më Shumë

Donatoret