TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

Me 75 vota pro, Kuvendi i Shqipërisë votoi sot ligjin për mbylljen e lojërave të fatit

October 25, 2018

Me 75 vota pro, Kuvendi i Shqipërisë votoi sot nen për nen dhe në tërësi ligjin për mbylljen e lojërave të fatit më datën 31 dhjetor 2018, në të gjithë territorin e Shqipërisë. Këtë projektligj e votuan 75 deputetë të Partisë Socialiste. Ndërsa opozita nuk mori pjesë në votim. Ndërkohë u rrëzua propozimi i kryetarit të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave Erion Braçe, i cili kërkoi që për lojërat e fatit (kazinotë që do të stacionohen vetëm në hotele me 5 yje) të kenë një normë më të lartë taksimi, nga 15  përqind  që është aktualisht në 30 përqind. Deputeti Braçe iu referua disa vendeve të BE, të cilat i taksojnë këto aktivitete në masë më të lartë se Shqipëria. Por ministri i Financave, Arben Ahmetaj kërkoi që ky propozim të përfshihej në paketën fiskale dhe jo në këtë ligj. I të njëjtit mendim me ministrin Ahmetaj, ishte dhe kryeministri Edi Rama, i cili tha se propozimi i Erion Braçes të përfshihet në paketën fiskale dhe jo në këtë ligj. Ligji për mbylljen e basteve dhe kazinove pritet të hyjë në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare  

Evente nga Diaspora

Toplista TVR

Kadiri James - Ylli i ri shqiptar ne Canada

Profile nga Diaspora

#
Dr. Luljeta Shaqiri, psikologia e respektuar1
Ajo ishte vetëm 14 vjeçare, pa asnjë njohuri të gjuhës gjermane, kur u regjistrua në klasën e dytë të shkollës së mesme, një vit më vonë pati fatin të jetë praktikante në asistencë stomatologjike dhe përfundimisht, diplomoi: doktore e psikologjisë në Universitetin e Cyrihut. Një histori e paparë e suksesit. Historitë e suksesit shpesh shihen
Më Shumë

Donatoret