TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

Ky është 24-vjeçari shqiptar, që bën shqiponjën si kampion në WWE

November 7, 2018

Gzim Selmani është mundësi shqiptar, i famshëm në botë pasi rrëmbeu titullin kampion në RAW, WWE. Shqiptari, i cili njihet ndryshe në botën e WWE si Rezar ka mundur së bashku me partnerin e tij Akam AOP, Seth Rollins, duke i marrë kështu titullin kampion në Raw për skuadrat dyshe (Tag Team). Në të gjitha ndeshjet që zhvillon, të gjithë kundërshtarët e tij flasin anglisht, por ai flet shqip, duke mos patur turp nga origjina e tij dhe duke e shpalosur atë në botë plot krenari! POR KUSH ËSHTË GZIM SELMANI? Gzim Selmani, lindur më 16 qershor 1994, i cili njihet ndryshe edhe si “Psikopati shqiptar”, është një mundës profesionist, i specializuar në artet marciale dhe kampion i peshave të rënda në kikboks. Ai ka nënshkruar aktualisht me WWE, ku performon për RAW me etiketimin Rezar. Gzim, është i pari shqiptar që merr pjesë në një kompeticion të tillë dhe shpallet kampion. Selmani është shqiptar i Kosovës nga Mitrovica dhe është rritur në Huizen, Holandë. Ai nisi të stërvitej në xhudo në moshën 4-vjeçare, në kikboks dhe arte të tjera marciale në moshën 12-vjeçare, së bashku me vëllain e tij Egzonin 15-vjeçar. Gzim Selmani mori titullin kampion i peshave të renda në kikboks pas një ndeshjeje në Bremerhaven, Gjermani.

Evente nga Diaspora

Toplista TVR

Kadiri James - Ylli i ri shqiptar ne Canada

Profile nga Diaspora

#
Dr. Luljeta Shaqiri, psikologia e respektuar1
Ajo ishte vetëm 14 vjeçare, pa asnjë njohuri të gjuhës gjermane, kur u regjistrua në klasën e dytë të shkollës së mesme, një vit më vonë pati fatin të jetë praktikante në asistencë stomatologjike dhe përfundimisht, diplomoi: doktore e psikologjisë në Universitetin e Cyrihut. Një histori e paparë e suksesit. Historitë e suksesit shpesh shihen
Më Shumë

Donatoret