TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

Leão po e mendon largimin nga Milani, e ardhmja në Premierligë ose në La Liga

February 6, 2024

Eksperienca e Rafael Leãos në Milan duket se po shkon drejt fundit. Ylli portugez po kalon momente të zbehta në fanellën Kuqezi dhe duket se mendja e tij tash është diku tjetër.Mediumi “Foot Mercato” raporton se futbollisti i krahut të majtë e ka ndarë tashmë mendjen për t’i bërë valixhet gati.“Rafael Leão beson se është në fund të ciklit të tij në AC Milan”, raporton tutje mediumi francez.

Gjithnjë sipas këtij mediumi, prioritet i përfaqësuesit portugez është lëvizja drejt Premierligës ose në La Liga.Gjithashtu, njërin prej futbollistëve më të mirë në Serie A në vitet e fundit e do edhe Paris Saint-Germaini në Francë.Mbetet të shihet nëse Leãon do ta shohim edhe në sezonin e ardhshëm në kampionatin italian apo jo.
Shumëçka do të varet edhe nga trajneri i ri që do të përfundojë në “San Siro”, i cili mund të jetë Antonio Conte, që mund ta zëvendësojë Stefano Piolin.

Evente nga Diaspora

Video Prezantime

Artan Gashi – Ndasht

Toplista TVR

Zvicer: DIASPORA FEST organizuar nga Televizioni TvR Femijet e shkolles se vallezimit SHOTA

Profile nga Diaspora

#
era trans
Më Shumë

Donatoret