TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

Lirohet veterani i UÇK’së që u ndalua në aeroport nga autoritetet turke

August 8, 2020

Ish Gjenerali i FSK-së, Imri Ilazi, është liruar pas ndalimit nga autoritetet e Turqisë në Aeroportin e Antaliasë, raporton Express. Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati. Ai ka thënë se shpreson që të mos përsëriten raste të tilla, derisa ka falenderuar Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ambasadën e Kosovës në Turqi, që kanë ndihmuar në lirimin e Ilazit. “Sapo më njoftuan që është liruar nga Imri Ilazi nga organet turke. E falenderoj Ministrisë e Jashtme dhe Diasporës, Ministrinë e Brendshme në Kosovë, Ambasadën e Kosovës në Turqi, si dhe Blerim Dajakun dhe bashkëpunëtorin Kushtrimin që ndihmuan në lirimit e ish gjeneralit Imri Ilazit. Shpresojmë që raste të tilla mos të përsëriten”, ka shkruar Gucati

Evente nga Diaspora

Toplista TVR

RRI SHLIRE - E ftuar aktorja Teuta Sadiku

RRI SHLIRE - E ftuar aktorja Teuta Sadiku

Profile nga Diaspora

#
Dr. Luljeta Shaqiri, psikologia e respektuar1
Ajo ishte vetëm 14 vjeçare, pa asnjë njohuri të gjuhës gjermane, kur u regjistrua në klasën e dytë të shkollës së mesme, një vit më vonë pati fatin të jetë praktikante në asistencë stomatologjike dhe përfundimisht, diplomoi: doktore e psikologjisë në Universitetin e Cyrihut. Një histori e paparë e suksesit. Historitë e suksesit shpesh shihen
Më Shumë