TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

Maradona kërcënon FIFA-n: Do tregoj gjërat që di

February 1, 2019

Maradona është një njeri i futbollit që i thotë gjërat ashtu siç i mendon, pa doreza dhe nuk i intereson se dikush do preket Debati i fortë që ai ka me FIFA-n nuk ka reshtur kurrë edhe pasi Blater është larguar dhe Infantino është vënë në krye të organit më të lartë të futbollit në botë. Maradona ka kërcënuar madje, se do të nxjerrë disa fakte dhe prova tronditëse për FIFA-n që do të “trazojnë ujërat” e futbollit. Kjo vjen pasi, argjentinasi është shumë i zhgënjyer duke besuar në ndryshim, me Bobanin dhe Infantinon. 58-vjeçari argjentinas ka thënë për Bobanin: “Dua t’i them, që e ftoj për një ndeshje në ring, nëse dëshiron të dalë kryelartë. Është e padobishme të zemërohesh. Unë nuk jam një djalosh 20-vjeçar, kam 58 vite mbi supe. Këto gjëra më bëjnë keq, sepse u kam besuar njerëzve, por tashmë nuk u besoj më”. Më pas legjenda e futbollit shtoi: “I kam thënë Xhani Infantinos se nuk do të jem kapiteni i ekipit të legjendave, sepse që kur janë larguar Blater dhe Grondona, asgjë nuk ka ndryshuar në FIFA. Kanë mbajtur lojtarë si Marko Van Basten, Rud Gulit dhe mua në një dhomë si qentë. Ishte një mungesë e plotë respekti. Tani do të filloj të tregoj gjërat që di për FIFA-n e re”.

Evente nga Diaspora

Toplista TVR

Kadiri James - Ylli i ri shqiptar ne Canada

Profile nga Diaspora

#
Dr. Luljeta Shaqiri, psikologia e respektuar1
Ajo ishte vetëm 14 vjeçare, pa asnjë njohuri të gjuhës gjermane, kur u regjistrua në klasën e dytë të shkollës së mesme, një vit më vonë pati fatin të jetë praktikante në asistencë stomatologjike dhe përfundimisht, diplomoi: doktore e psikologjisë në Universitetin e Cyrihut. Një histori e paparë e suksesit. Historitë e suksesit shpesh shihen
Më Shumë

Donatoret