Mbledhja e përbashkët e dy kuvendeve Shqipëri- Kosovë në Nëntor
September 6, 2022
Kuvendi i Shqipërisë nisi sot punimet e sesionit të tretë të Legjislaturës së X. Në nisje të seancës, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla lexoi mesazhin përshëndetës të presidentit të Republikës, Bajram Begaj. Nikolla njohu ligjvënësit për disa nga çështjet e depozituara në Kuvend, programin dhe kalendarin e punimeve. “Sesionin e kaluar Shqipëria arriti një sukses të merituar. BE çeli zyrtarisht negociata. Ky ishte një sukses që ju takon të gjithë qytetarëve dhe institucioneve të vendit, Por Kuvendi ka rolin dhe kontributin e pazëvendësueshëm. Veprimtaria legjislative ka qenë shumë produktive. Gjatë sesionit ngritëm 2 komisione të posaçme për reformën zgjedhore dhe atë administrative territorial, veprimtaria e të cilëve do të përfundojë gjatë këtij sesioni. Avancuam dhe mbështetëm reformën në drejtësi dhe procesin e vetingut, si një nga korsitë kryesore të kësaj refrome. Këshilli i legjislacionit mori në shqyrtim vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Kuvendi ka funksionuar si një institucion pluralist në të cilin opozita gëzoi të gjithë aksesin e nevojshëm për kontrollin e qeverisë”, u shpreh Nikolla. Kryeparlamentarja u ndal në rolin dhe përgjegjësinë e Kuvendit sa i takon procesit të integrimit.
Toplista TVR
Donatoret