TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

Messi thyen heshtjen: Ronaldon nuk e kam mik, por do të pranoja ftesën për të darkuar me të

September 12, 2019

Lionel Messi ka folur së fundmi për raportet e tij me rivalin më të madh në futboll, Cristiano Ronaldon. Messi dhe Ronaldo kanë qenë lojtarin që kanë dominuar futbollin botëror për më shumë se dhjetë vite, duke fituar secili nga pesë Topa të Artë. Rivalitet i tyre ka qenë i madh edhe shkaku i skuadrave, Barcelona dhe Real Madridi, ndërsa me transferimin e portugezit te Juventusi ka ardhur një ‘armëpushim’ Para disa ditësh Ronaldo ka shprehur gatishmëri për të darkuar me Messin, ndërsa së fundmi një gjë të tillë e ka aprovuar edhe argjentinasi. “Po, nuk kam ndonjë problem me këtë”, ka thënë fillimisht Messi për Sport, kur u pyet nëse do të darkonte me Ronaldon. “Unë gjithmonë kam thënë që nuk kam ndonjë çështje me të. Ne mund të mos jemi miq sepse nuk kemi ndarë kurrë zhveshtoren së bashku, por gjithmonë e shoh atë në ceremoni çmimesh dhe nuk ka asnjë problem” “Ne në fakt kemi biseduar me njëri-tjetrin shumë gjatë në ceremoninë e fundit”. “Nuk e di nëse do të ketë një darkë sepse nuk e di nëse shtigjet tona do të na takojnë për arsye të dukshme, secili prej nesh ka jetën tonë dhe angazhimet tona. Por padyshim që unë do ta pranoja ftesën”, përfundoi ylli i Barcelonës

Evente nga Diaspora

Toplista TVR

Kadiri James - Ylli i ri shqiptar ne Canada

Profile nga Diaspora

#
Dr. Luljeta Shaqiri, psikologia e respektuar1
Ajo ishte vetëm 14 vjeçare, pa asnjë njohuri të gjuhës gjermane, kur u regjistrua në klasën e dytë të shkollës së mesme, një vit më vonë pati fatin të jetë praktikante në asistencë stomatologjike dhe përfundimisht, diplomoi: doktore e psikologjisë në Universitetin e Cyrihut. Një histori e paparë e suksesit. Historitë e suksesit shpesh shihen
Më Shumë