TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

Mirupafshim implante dentare! Stomatologu rrit dhëmbë të rinj në vetëm 9 javë

September 1, 2020

Një studim i bërë nga Dr. Jeremy Mao dhe ekipi i tij nga universiteti i Columbias ka shkaktuar ‘trazira’ në qarqet shkencore, veçanërisht në fushën e stomatologjisë.

Dr. Mao publikoi rezultatet e studimit të tij, ku arriti të rriste një dhëmb në vetëm 9 javë duke përdorur një skelë të qelizave staminale. Ky zbulim do të thotë se shumë shpejt njerëzit do të mund të heqin dorë nga implantet dentare të cilat janë të shtrenjta dhe ku përdoren materiale si zhiva dhe argjendi.
“Dhëmbi që mungon zëvendësohet me qeliza burimore nga trupi juaj dhe dhëmbi fillon të bashkohet me indet përreth vetvetiu. Kjo rrit procesin e rigjenerimit dhe rezulton në rritjen e dhëmbit në një kohë rekord. Në thelb, kjo mund të nënkuptojë përfundimin e operacioneve të shtrenjta dentare të përdorura për të zëvendësuar dhëmbët dëmtuar”- shpjegon Dr. Mao.

‘Njerëzit tashmë do të kenë mundësinë të rigjenerojnë një dhëmb nga AND-ja e tyre dhe jo nga një substancë e huaj, që kërcënon shëndetin oral. Procedura aktualisht është në fazat e hulumtimit dhe nuk është ende në dispozicion të publikut, por shpresojmë që ajo të jetë e disponueshme në të ardhmen”- shtoi Dr. Mao.

Evente nga Diaspora

Toplista TVR

RRI SHLIRE - E ftuar aktorja Teuta Sadiku

RRI SHLIRE - E ftuar aktorja Teuta Sadiku

Profile nga Diaspora

#
Dr. Luljeta Shaqiri, psikologia e respektuar1
Ajo ishte vetëm 14 vjeçare, pa asnjë njohuri të gjuhës gjermane, kur u regjistrua në klasën e dytë të shkollës së mesme, një vit më vonë pati fatin të jetë praktikante në asistencë stomatologjike dhe përfundimisht, diplomoi: doktore e psikologjisë në Universitetin e Cyrihut. Një histori e paparë e suksesit. Historitë e suksesit shpesh shihen
Më Shumë