TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

Mustafa: Hapja e temës së ndryshimit të kufijve është e rrezikshme

September 20, 2018

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, është takuar sot me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Mustafa ka njoftuar se presidentit Meta i ka prezantuar pikëpamjet e LDK-së se dialogu ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë forma e vetme e normalizimit të raporteve, “por se dialogu duhet të vazhdojë me institucione që kanë legjitimitet të konfirmuar nga zgjedhjet e parakohshme dhe të lira”. “Po ashtu, i rikonfimova Presidentit Meta pozicionin e paluhatshëm të LDK-së se hapja e temës së ndryshimit të kufijve është e papranueshme dhe e rrezikshme, sepse kjo e rihapë temën e mbyllur me deklarimin e Pavarësisë dhe se diskutimi i kufijve është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë Isa Mustafa në profilin e tij në “Facebook”. Këtë qëndrim rreth nismës së presidentit Hashim Thaçi për “korrigjim të kufijve”, kreu i LDK-së ua ka prezantuar dje e pardje edhe ambasadorëve të Francës, Italisë e Norvegjisë.

Evente nga Diaspora

Toplista TVR

Kadiri James - Ylli i ri shqiptar ne Canada

Profile nga Diaspora

#
Dr. Luljeta Shaqiri, psikologia e respektuar1
Ajo ishte vetëm 14 vjeçare, pa asnjë njohuri të gjuhës gjermane, kur u regjistrua në klasën e dytë të shkollës së mesme, një vit më vonë pati fatin të jetë praktikante në asistencë stomatologjike dhe përfundimisht, diplomoi: doktore e psikologjisë në Universitetin e Cyrihut. Një histori e paparë e suksesit. Historitë e suksesit shpesh shihen
Më Shumë

Donatoret