TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

Nainggolan nuk do të dënohet nga Interi

August 22, 2018

Radja Nainggolan besohet se ka shmangur një dënim nga Interi, pasi klubi nuk ka pasur ndonjë problem me mënyrën e festës së tij dhe jetën e natës. Nainggolan u kritikua shumë pasi ishte parë në një klub nate më herët gjatë të shtunës, përkundër faktit se interi filloi kampanjën e tij në Serie A te Sassuolo. Po ashtu, raportohet se ish-mesfushori i Romës u shfaq në stërvitje të shtunën me të njëjtën veshje. Corriere della Sera raporton se Nerazzurët nuk kanë parë “ndonjë gjë serioze” për të dënuar belgun, i cili ishte lënduar dhe nuk ishte në gjendje të debutojë në Mapei Stadium.

Nainggolan në aksion me fanellën e Interit

Për më shumë, kjo gazetë shkruan se 30 vjeçari u prezantua në mënyrë normale dhe rutinore në stërvitje. Nainggolan bëri bujë kur u shfaq me gjeste kontraverse duke zhvilluar jetë të shfrenuar të natës. Besohet se një prej arsyeve pse Roma e ka larguar lojtarin ka qenë pikërisht dëshira e tij e madhe për të bërë jetë të shfrenuar të natës

Evente nga Diaspora

Toplista TVR

Kadiri James - Ylli i ri shqiptar ne Canada

Profile nga Diaspora

#
Dr. Luljeta Shaqiri, psikologia e respektuar1
Ajo ishte vetëm 14 vjeçare, pa asnjë njohuri të gjuhës gjermane, kur u regjistrua në klasën e dytë të shkollës së mesme, një vit më vonë pati fatin të jetë praktikante në asistencë stomatologjike dhe përfundimisht, diplomoi: doktore e psikologjisë në Universitetin e Cyrihut. Një histori e paparë e suksesit. Historitë e suksesit shpesh shihen
Më Shumë