TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

Në Ambasadën Shqiptare në Londër promovohen dy libra të autorit Servet Bytyçi

October 15, 2018

Me datën 3 Tetor 2018 në ambientet e Ambasadës Shqiptare në Londër u mbajt promovimi i dy librave të autorit Servet Bytyçi me titull LULËBOZHURI I DUGAGJINIT & AND THE MOON BE STILL AS BRIGHT – DHE HËNA PRAPË NJËLLOJ NDRIÇON . Diplomatë, personalitete të kulturës e artit, poetë, shkrimtarë e artistë, familjarë të poetit, miq e shokë të tij u mblodhën në këtë manifestim kulturor të vlerave Shqipëtare në Britani . Moderatorja e këtij takimi Merita Isufi i dha fjalën e hapjes Ambasadorit të Republikes së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar z.Qirjako Qirko. Duke pershëndetur të pranishmit, ai vlerësoi lart dy librat e autorit duke i quajtur vepra të mrekullueshme. Një oratori e përsosur e një emocioni që gati përfundoi në lotë, i përshkoi të dy librat me të gjithë brendinë e tyre, duke theksuar mallin për vendlindjen, pragun e shtëpise e gjithçkaje që lamë pas. Gjithashtu, ai vleresoi librin me perkthime, të cilat jane krijime të bukura në të vertetë nga ajka e poezisë botërore ,duke sjellë një imazh të vertetë të shqipëtarëve në botën Londineze e Angleze. Redaktorja e dy librave te autorit, z.Migena Arllati, që kishte udhëtuar enkas për këte eveniment, në fjalën e saj vuri në dukje vlerat e dy librave si në planin kombëtar edhe artistik. Ajo vlerësoi në maksimum, gjuhen artistike te poetit, duke e cilësuar si nje romantik të vertetë. Raporti muzë – poet, ka ngritur në piedestale vepra e figura të mëdha të letërsisë e artit botëror tha ajo . Britania është një nga këto qendra, theksoi nder të tjera profesoreshë Arllati dhe cilësoi poetët Britanikë William Shekspirin Bajronin, William Wordsworthin, Mbretëreshen Maria të Skocezëve etj . Udhëtimi i poetit në botën angleze të përkthimit sipas prof.Arllatit , është një nga mrekullitë brenda së zakonshmes dhe një hap elegant në laboratorin e përkthimit, si dhe kontribut në fushën e multikulturalizmit . Duke i uruar autorit suksese të mëtejshme, ajo falenderoi familjen e autorit për pritjen, respektin dhe perkujdesjen e treguar me këtë rast . Gazetari i LBC-se, radios me të dëgjuar Londineze Mathew Standlen, mik i poetit ju drejtua të pranishmëve me fjalën ‘Mirëmbrëma’. Ai u ndal në rëndësinë që kanë këto përkthime në botën Anglisht folëse si një mardhënie e ndersjellë kulturore si dhe për korrespondencën që ka me autorin, e i cilësoi poezitë dhe krijimet e tij ne Anglisht mjaft të bukura . Gjithashtu theksoi pjesëmarrjen e autorit ne mbremjet poetike Londineze te mbajtura në shtëpinë e tij, si dhe theksoi shkallen e emancipimit te komunitetit Shqiptar ne Londër ku gati gjysma ishin gra te pranishme. Përshëndeti edhe kryetari i shoqatës QENDRA SHQIPTARE ALBANIAN CENTRE prof Sami Islami, nën kujdesin e të cilës shoqatë u mbajt ky promovim dhe i uroi autorit suksese të mëtejshme. Në fjalen e tij, auori Servet Bytyçi pershëndeti dhe falenderoi të pranishmit, në veçanti Ambasadorin z.Qirjako Qirko duke theksuar rëndësinë që ky takim ka pasi mbahet ne ambasadë me dyer te hapura per komunitetin. Ai theksoi se pas oratories së z.Ambasador qëndron një zemër e madhe Shqiptare qe na perfaqëson denjesisht e ngre lart emrin tone me punën e tij . Falenderime gjithashtu per mikun Anglez Mathew Standlen si dhe çiftin Arllati për pjesemarrjen e tyre në këtë eveniment dhe rolin në realizimin e ketyre librave dhe suksesin e tij. Pergezoi edhe shoqatat Shqiptare për punën e tyre ne veçanti shoqatën The Albanian per ndihmesen në perzgjedhjen e elementeve ne promovim . Librin Lulebozhuri i Dugagjinit ai e quajti amanetin e Shqipërisë së vjeter, dhe një fill te kuq që mbështjellë gjithë temen e plagën kombëtare Shqiptare . Ndërsa Librin me perkthime te perzgjedhura nga ajka e letersisë Botërore, ai e cilësoi si nje lule në kopështin e miqësisë Anglo-Shqiptare dhe një urë komunikimi mes komunitetit Shqiptar e multietnicitetit Londinez. Aktori Hasjan Sokol Cahani, që luan një sere rolesh në shume studio Londineze si dhe Holliwoodi-t recitoi mjaft bukur pjesë nga libri Shqip dhe Anglisht. Vajza e vogël Kosovare Gresa Pantina recitoi pjese gjithashtu. Ajo i dha nje esence tjeter të bukur mbrëmjes. Në mbyllje u luajtën pjese me violin nga Violinisti virtuoz,Aurel Qirjo si dhe Anglo-Shqiptarja Klara Lleshi, e cila udhëtoi me kitaren e saj mbi 350 km te merrte pjese ne kete eveniment. Kënga – MOJ E BUKURA MORE ngjalli ovacione dhe gjalleroi sallen . Ne fund gazetari i ALB UK TV z. Alban Nuredini i mori nje interviste autorit si dhe u dha nje koktej per te gjithe te pranishmit. Merita Isufi Londër

Evente nga Diaspora

Toplista TVR

Kadiri James - Ylli i ri shqiptar ne Canada

Profile nga Diaspora

#
Dr. Luljeta Shaqiri, psikologia e respektuar1
Ajo ishte vetëm 14 vjeçare, pa asnjë njohuri të gjuhës gjermane, kur u regjistrua në klasën e dytë të shkollës së mesme, një vit më vonë pati fatin të jetë praktikante në asistencë stomatologjike dhe përfundimisht, diplomoi: doktore e psikologjisë në Universitetin e Cyrihut. Një histori e paparë e suksesit. Historitë e suksesit shpesh shihen
Më Shumë