TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

Në Toronto , Kanada – Ceremoni solemne për 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

February 2, 2019

Më 17 Shkurt në oren 11 paradite ,  në Queen’s Park sheshi para Parlamentit Provincial në Toronto ,do të mbahet ceremonia zyrtare për shënimin e 11 vjetorit të Pavaresisë së Kosovës . Ky organizim do të mbahet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në Toronto , në bashkepunim  me shoqatat shqiptare në Ontario ,  ku pritet të marrin pjese një numer i madh i shqiptarëve që jetojnë dhe veprojnë prej vitesh në Kanada. Me këtë rast do të bëhet ngritja e flamurit të Republikës së Kosovës para Parlamentit të Torontos  dhe me një fjale përshëndetëse të pranishmëve do të ju drejtohet Konsulli i Përgjithshem i Republikës së Kosovës  Donat Syla. Në këtë ceremoni janë ftuar edhe personalitete politike Kanadeze  dhe diplomatë të shteteve të ndryshme  të akredituar ne Toronto. Për pjesmarrësit do te ketë edhe nje program i pasur kulturoro – artistik , ku nuk do te mungojnë edhe ushqimet tradicionale shqiptare. Televizioni TvR do të përcjellë nga afër këtë ceremoni dhe do të ju sjellë një kronikë të zgjeruar televizive.

Evente nga Diaspora

Toplista TVR

Kadiri James - Ylli i ri shqiptar ne Canada

Profile nga Diaspora

#
Dr. Luljeta Shaqiri, psikologia e respektuar1
Ajo ishte vetëm 14 vjeçare, pa asnjë njohuri të gjuhës gjermane, kur u regjistrua në klasën e dytë të shkollës së mesme, një vit më vonë pati fatin të jetë praktikante në asistencë stomatologjike dhe përfundimisht, diplomoi: doktore e psikologjisë në Universitetin e Cyrihut. Një histori e paparë e suksesit. Historitë e suksesit shpesh shihen
Më Shumë