TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

Nga Napoli në Vlorë, turistët italianë: Shqipërinë na e treguan të rrezikshme

August 18, 2018

Nga Napoli në Vlorë për pushime dhe janë gati të ftojnë dhe miqtë e tyre të zgjedhin Shqipërinë. Këta të rinj italianë vendosën të sfidojnë imazhin që kishin në kokë për Shqipërinë e rrezikshme e kriminale. Janë të befasuar.
“Po, kemi pak ditë që po lëvizim kudo, dhe nuk kemi parë asnjë gjë të tillë, Këtu është shumë më mirë, si nga mikpritja, bujaria që ofroni ju”, thotë një napoletan.
“Kemi dëgjuar shumë gjëra; terrorizmi , na thonin mos shkoni atje. Por ja që është tërësisht e kundërta. Njerëzit janë shumë mikpritës. Është si në Napoli dhe me siguri do të kthehem vitin tjetër”, shprehet turistja tjetër. “Plazhet dhe deti janë të mrekullueshëm gjithçka në perfeksion le të themi. Po ashtu ushqimi: si mish edhe peshk. Është çdo gjë bio, dhe çmimet janë vërtetë shumë të lira”, thotë një tjetër. Të pushosh në Shqipëri është edhe më lirë se Greqia fqinje, thonë ata. “Nëse krahasojmë për një darkë me katër persona me peshk, në greqi do paguanim tre fishin e asaj që kemi paguar këtu në Vlorë. Ndërkohë që edhe sot do të ftojmë miqtë tanë nga Napoli që të vinë për pushime në Vlorë”, thotë turisti. Në Shqipëri kanë gjetur shumë mundësi zgjedhjeje dhe gjithçka e bën të lehtë fakti se për ta vendi ynë është ekonomikisht konkurues me të tjerët.

Evente nga Diaspora

Toplista TVR

Kadiri James - Ylli i ri shqiptar ne Canada

Profile nga Diaspora

#
Dr. Luljeta Shaqiri, psikologia e respektuar1
Ajo ishte vetëm 14 vjeçare, pa asnjë njohuri të gjuhës gjermane, kur u regjistrua në klasën e dytë të shkollës së mesme, një vit më vonë pati fatin të jetë praktikante në asistencë stomatologjike dhe përfundimisht, diplomoi: doktore e psikologjisë në Universitetin e Cyrihut. Një histori e paparë e suksesit. Historitë e suksesit shpesh shihen
Më Shumë