TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

Nis bashkëpunimi ndërmjet Televizionit TvR dhe RTV21

October 17, 2022

Të dielën  në orën 16 filloi transmetimi në të njejtën kohë në RTV 21 dhe Televizionin TvR i showt televiziv nga Brukseli : Origjina Show, projekt ky i  realizuar nga Televizioni TvR – Përfaqësia në Bruksel. Origjina Show është show më i ri televiziv i drejtuar nga showmani Rifat Avdiu i njohur për drejtimin dhe organizimin e shumë show dhe spektakleve televizive në Kosovë dhe Diasporë . Ky show do te sjellë çdo javë nga Brukseli  momente interesante me personazhe të spikatura nga Diaspora shqiptare . Përfaqësia e Televizionit TvR në Bruksel u hap para disa muajsh si iniciativë e Televizionit TvR , që të jetë më afër diasporës shqiptare për të prezantuar dhe afirmuar aktivitetin e saj . Kjo iniciativë bëri bashkë themeluesin e TvR Rifat Avdiun dhe afaristin e njohur  Përparim Rekën , për të hapur  përfaqësinë e  Televizionit TvR në Bruksel . Origjina Show është projekti i parë i Përfaqesisë së TvR-se në Bruksel  , me producentë Rifat Avdiun dhe Përparim Rekën , me transmetim çdo javë në RTV21 dhe TVR. Vlen të theksohet gadishmëria e drejtuesve të shtëpisë më të madhe mediale në Kosovë RTV21  Aferdita Saraçini Kelemendi dhe Florin Kelmendi , që ky show të jete në çdo familje mërgimtare kudo në botë edhe nëpërmjet ekranit të  RTV21.  

Evente nga Diaspora

Video Prezantime

Artan Gashi – Ndasht

Toplista TVR

Zvicer: DIASPORA FEST organizuar nga Televizioni TvR Femijet e shkolles se vallezimit SHOTA

Profile nga Diaspora

#
era trans
Më Shumë

Donatoret