TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

Pal Lekaj dënohet me 3 vjet e tetë muaj burgim për rastin e 53-milionëshit

January 31, 2024

Gjykata Themelore në Prishtinë këtë të mërkurë ka shpallur aktgjykimin në rastin e njohur si “53 milionëshi”. Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, është dënuar me 3 vjet e tetë muaj burgim efektiv për rastin e ndarjes së 53 milionë eurove shtesë konsorciumit “Bechtel-Enka” për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”. Lekaj, tani deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe dëmtim me dashje të buxhetit të shtetit. Bashkë me të janë dënuar edhe ish-sekretari i Ministrisë Nebih Shatri me një vit e tetë muaj, drejtori i Prokurimit, Besim Tahiri me një vit e tetë muaj burgim dhe këshilltari Eset Berisha me 3 vjet e tre muaj. Në deklarimet e tyre paraprake të gjithë të akuzuarit ishin deklaruar të pafajshëm. Prokuroria kishte kërkuar dënim maksimal për të akuzuarit, kurse mbrojta lirimin e të pandehurve në seancën kur janë thënë fjalët përfundimtare

Evente nga Diaspora

Video Prezantime

Artan Gashi – Ndasht

Toplista TVR

Zvicer: DIASPORA FEST organizuar nga Televizioni TvR Femijet e shkolles se vallezimit SHOTA

Profile nga Diaspora

#
era trans
Më Shumë

Donatoret