Pëllumbi i dyshuar për spiunazh u lirua pas tetë muajve nga policia indiane
February 4, 2024Një pëllumb i akuzuar si spiun kinez është liruar përsëri të fluturojë në natyrë. Zogu u ndalua nga policia vitin e kaluar afër një porti në Mumbai. Ai dukej i dyshimtë pasi këmbët i ishin lidhur me dy unaza që thuhet se përmbanin fjalë kineze. Policia e vendit dyshoi se pëllumbi ishte i përfshirë në spiunazh dhe “e arrestoi”. Megjithatë, pas tetë muajsh robërie, doli se zogu ishte garues i ujërave të hapura të Tajvanit, por ishte arratisur për në Indi. Pas këtij konfirmimi, policia e miratoi transferimin e tij në Shoqatën e Bombeit për Parandalimin e Mizorisë ndaj Kafshëve. Këto dyshime vijnë pasi shpesh përgjatë historisë e sidomos gjatë luftërave, pëllumbat janë përdorur për spiunazh. Ndryshe, për shkaqe sigurie India më parë ka ndaluar mbajtjen e zogjve.
Toplista TVR
Donatoret