TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

Përplasje e ashpër me deklarata Thaçi-Haradinaj për korrigjim kufijsh

August 31, 2018

Presidenti Thaçi deklaron, se në Bruksel do ta shtrojë kërkesën që lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës. Kryeministri Haradinaj thotë, se ridizajnimi i kufijve është një ftesë për tragjedi të reja në Ballkan. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj përfundimisht janë të ndarë në qëndrime sa i përket se çfarë duhet shtruar në tavolinën e bisedave me Serbinë në takimin e 7 shtatorit në Bruksel. Presidenti i Kosovës tha, se zyrtarisht në takimin e shtatë shtatorit me presidentin e Serbisë Vuçiq do ta paraqes kërkesën që tri komunat me shumicë shqiptare në jug të Serbisë t’i bashkohen Kosovës. E për kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, “ridizajnimi i kufijve dhe shkëmbimi i territoreve, është një ftesë për tragjedi të reja në Ballkan. Presidenti Thaçi është i bindur se tash është momenti që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje përfundimtare, në të kundërtën ai moment nuk do të vazhdojë përgjithmonë. “Përfundimisht dhe zyrtarisht i pëlqeu dikujt apo jo, unë do ta shtroj kërkesën e shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, që ajo pjesë t’i bashkëngjitet territorit të Kosovës. Unë nuk kam ndonjë nostalgji për kufijtë që janë përcaktuar në kohën më të vështirë të dëbimit të shqiptarëve të vitit 1956 në kohën e famëkeqit Aleksandër Rankoviç, nuk kam ndonjë nostalgji për vijat e tij. Unë kur flas për korrigjim, flas për korrigjimin e padrejtësive që i janë bërë popullit shqiptar. Prandaj të gjithë janë të pajtimit që duhet vendosur kufiri me Serbinë dhe kjo arrihet vetëm përmes një partneriteti të ngushtë edhe me bashkësinë ndërkombëtare”, tha Presidenti Thaçi. Nuk ka vonuar shumë dhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një postim të gjatë në rrjetin social shkroi se “ridizajnimi i kufijve dhe shkëmbimi i territoreve, është një ftesë për tragjedi të reja në Ballkan”. “Diskutimi i vazhdueshëm publik mbi ridizajnimin e kufijve dhe shkëmbimin e territoreve është një ftesë për tragjedi të reja në Ballkan, i cili çon në destabilizim, pasiguri dhe rrezikon investimet afatgjata politike dhe të sigurisë për stabilitetin dhe paqen në Kosovë dhe rajon. Si Kryeministër i Republikës së Kosovës do të vazhdoj fuqishëm të qëndroj kundër këtyre ideve shkatërruese dhe u bëj thirrje të gjitha vendeve mike dhe institucioneve ndërkombëtare kontribuese për Kosovën, që të kundërshtojnë idetë shkatërruese dhe të mos lejojnë që ato të arrijnë në tryezën e vendimmarrjes”. Sipas kryeministrit Haradinaj “marrëveshja përfundimtare ligjërisht e obligueshme midis Kosovës dhe Serbisë (ashtu siç po e kërkon BE-ja) do të jetë një hap vendimtar për sigurimin e stabilitetit dhe paqes në rajonin tonë. Njohja reciproke dhe paqja e qëndrueshme duhet të jetë rezultati i vetëm kredibil nga kjo marrëveshje”, thotë Haradinaj. Presidenti Hashim Thaçi, pas deklaratës së shkruar të kryeministrit Haradinaj, sërish shkroi në rrjetin social se “të gjitha shtetet perëndimore, aleatët tanë, garantuesit e paqes dhe sigurisë në Ballkan po bëjnë përpjekje dhe thirrje për paqe, stabilitet dhe arritje të marrëveshjes përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.” “Kjo marrëveshje nënkupton njohje reciproke dhe perspektivë të sigurt të anëtarësimit të Kosovës në BE, NATO dhe OKB. Por, fatkeqësisht, individë të caktuar në vendin tonë, me veprimet e tyre po tentojnë të krijojnë panik dhe konfuzion. Kosova, përkundër kësaj, mbetet e përkushtuar për dialog dhe arritje të marrëveshjes paqësore përfundimtare. Thirrjet për luftë dhe tragjedi të reja në Ballkan i takojnë mentalitetit të shekullit të kaluar dhe si të tilla, meritojnë vetëm të hidhen në shportë”, shkroi Presidenti Thaçi. Opozita në Kosovë po vazhdon ta kundërshtojë Presidentin që në tavolinën e bisedave me Serbinë në Bruksel të diskutohet korrigjimi i kufijve. Lideri i vetëvendosjes Albin Kurti shkroi në rrjetin social se “më 28 qershor 2013, Këshilli Evropian pat vendosur t’i hap negociatat me Serbinë për anëtarësimin e saj në BE. Ishte kjo vetëm dy ditë pas ratifikimit të dhunshëm në Kuvendin e Kosovës të marrëveshjes Thaçi-Daçiq të 19 prillit 2013. Tash Serbisë po i nevojitet Thaçi për ta kaluar kapitullin 35 drejt BE-së e i cili shënon varësinë e Serbisë nga Kosova”. Sidoqoftë, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të takohen më 7 shtator në Bruksel në zyrën e shefes së diplomacisë evropiane Federica Mogherini. Kjo e fundit tha se pret një takim të vështirë ndërmjet Thaçit dhe Vuciqit. E opozita kosovare më datën (04.08) në një seancë të jashtëzakonshme me anë të një rezolute po tenton që ta ndalë Presidentin që mos ta diskutojë me Vuçiqin korrigjimin e territorit.  

Evente nga Diaspora

Toplista TVR

Kadiri James - Ylli i ri shqiptar ne Canada

Profile nga Diaspora

#
Dr. Luljeta Shaqiri, psikologia e respektuar1
Ajo ishte vetëm 14 vjeçare, pa asnjë njohuri të gjuhës gjermane, kur u regjistrua në klasën e dytë të shkollës së mesme, një vit më vonë pati fatin të jetë praktikante në asistencë stomatologjike dhe përfundimisht, diplomoi: doktore e psikologjisë në Universitetin e Cyrihut. Një histori e paparë e suksesit. Historitë e suksesit shpesh shihen
Më Shumë

Donatoret