TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

Princi i rrejshëm i Maqedonisë ka realizuar takim edhe me Zoran Zaevin

September 17, 2018

Stefan Çernetiq i cili është prezantuar si princ i Malit të Zi dhe Maqedonisë, së bashku me një person tjetër që është prezantuar si ambasador i Maqedonisë në Itali kanë qenë temë në Itali pasi kanë pasur ”sukses” që të gënjejnë shumë hotele duke fjetur pa paguar, si dhe kanë gënjyer disa politikanë dhe biznesmenë duke ju premtuar investime në Maqedoni. Çernetiq në llogarinë e tij në Facebook ka njoftuar se është takuar edhe me kryeministrin Zoran Zaev. Ai gjatë vizitës së tij në Qeverinë e Maqedonisë, ka qenë i shoqëruar nga gruaja dhe djali i tij, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në gënjeshtrat e ”Princit të Maqedonisë” i cili pritet të përballet me padi për gënjeshtër të institucioneve dhe bizneseve, më herët kishin rënë edhe Pamela Anderson, Novak Gjokoviç, Peshkopi i Monakos, Vatikani zyrtar dhe autoritete në Itali dhe më gjërë. Me identitetin e rrejshëm të cilin e krijoi, Çernetiq ka arritur të futet në elitën botërore të personave të njohur dhe të pasur.

Evente nga Diaspora

Toplista TVR

Kadiri James - Ylli i ri shqiptar ne Canada

Profile nga Diaspora

#
Dr. Luljeta Shaqiri, psikologia e respektuar1
Ajo ishte vetëm 14 vjeçare, pa asnjë njohuri të gjuhës gjermane, kur u regjistrua në klasën e dytë të shkollës së mesme, një vit më vonë pati fatin të jetë praktikante në asistencë stomatologjike dhe përfundimisht, diplomoi: doktore e psikologjisë në Universitetin e Cyrihut. Një histori e paparë e suksesit. Historitë e suksesit shpesh shihen
Më Shumë

Donatoret