TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

Prokuroria së shpejti pritet të ngritë kallëzim penal ndaj Gani Thaçit

October 25, 2018

Prokuroria e Shtetit shumë shpejt pritet të bëjë kallëzim penal ndaj koordinatorit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Gani Thaçit dhe shoferit të tij për sulmin fizik që i kanë bërë të mërkurën drejtorit të BKS-së Blerim Pushkollit dhe drejtorit të kompanisë së sigurimeve “Illyria Insurance”, Gianni Sokolic. Këtë e ka konfirmuar prokurori përgjegjës për komunikim me media në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, Ibrahim Berisha, i cili ka thënë se të gjitha procedurat hetimore kanë përfunduar nga prokurori i cili ka dalë në vendin e ngjarjes. “Prokurori ka dalë në vendin e ngjarjes, ku janë kryer procedurat paraprake dhe pritet të ndërmerren veprime tjera për kallëzim penal”, ka thënë shkurt Berisha për KosovaPress. Ai nuk ka treguar motivet e sulmit  për këtë rast ku është  përfshirë Gani Thaçi, vëllai i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Sulmi fizik ndaj Pushkollit dhe Sokoliq ka ndodhur dje në zyrën e BKS-së rreth orës 12:00. Rastin e kanë konfirmuar edhe Policia sipas së cilëve në rrugën “Lidhja e Pejës” ka ndodhur një përleshje fizike mes tre personave. “Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore te cilat konform rekomandimeve te prokurorit te shtetit i cili po ashtu ka dale ne vendin e ngjarjes, po ndërmarrin veprimet e mëtutjeshme hetimore e procedural”,  ka thënë dje zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti. Ndryshe, në shtator të vitit 2016, me përkrahjen e pa rezervë të Gani Thaçit, vëllait të presidentit të Kosovës, Blerim Pushkolli është zgjedhur drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimeve. Banka Qendrore e Kosovës (BQK) në atë kohë kishte aprovuar vendimin e Asamblesë së Përgjithshme të Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS) për zgjedhjen e Blerim Pushkollit në cilësinë e drejtorit të ri.

Evente nga Diaspora

Toplista TVR

Kadiri James - Ylli i ri shqiptar ne Canada

Profile nga Diaspora

#
Dr. Luljeta Shaqiri, psikologia e respektuar1
Ajo ishte vetëm 14 vjeçare, pa asnjë njohuri të gjuhës gjermane, kur u regjistrua në klasën e dytë të shkollës së mesme, një vit më vonë pati fatin të jetë praktikante në asistencë stomatologjike dhe përfundimisht, diplomoi: doktore e psikologjisë në Universitetin e Cyrihut. Një histori e paparë e suksesit. Historitë e suksesit shpesh shihen
Më Shumë